Flet njëri nga policët e bllokuar në Jarinjë, tregon si është gjendja atje
Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 21 December 2022
Afër 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të bllokuar që 11 ditë në dy lokacione në veri të Mitrovicës nga vendosja e barrikadave atje.
Me ushqim të konservuar e pa mundësi për t’u pastruar e ndërruara rrobat këta policë po qëndrojnë si heronj.
Ndërkohë, KFOR-i po heziton të asistoj në ndërrimin e tyre.
Zyrtarët policor në këto dy lokacione të bllokuara po qëndrojnë me moral shumë të lartë, por shëndeti dhe jeta e tyre është e rrezikuar seriozisht për shkak të kushteve të vështira të krijuara nga rrethanat dhe ambienti në të cilin qëndrojnë.
Insajderi ka siguruar deklaratën e një nga policëve që po qëndron atje.
Ai tha se janë mirë pavarësisht disa mungesave.
“Jo nuk jemi ka frikësohemi, pa na ardh ndërrimi me na ndërru këtu ne nuk tërhiqemi edhe me pas mundësi me u tërhekë. Jemi të fuqishëm moralisht” tha shkurt ai.
Sot është dita e 11 që ata nuk po mund të zëvendësohen nga koleget e tyre pasi që rruga është bllokuar si pasojë e vendosjes së barrikadave.
Ata, janë të vendosur në dy lokacione në Leposaviç dhe Jarinje.
Gjendja e tyre është e rëndë por e qëndrueshme. E rëndë sepse është jashtë normales të mbetën në punë pa u zëvendësuar për 11 ditë rresh.
Të tjera
-
Pretendimet për mbylljen e AKP-së, deputeti Shala i quan mashtrime, reagon kryesuesi Hyseni
Gjatë shqyrtimit të Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AK...
-
Lansohet platforma dhe këndi “Made in Kosova”, Kurti: Do të tërhiqen investime të huaja
Është lansuar platforma dhe këndi “Made in Kosova” që synon të ndërtojë një i...
-
Pjesëtarë të FSK-së dhurojnë gják për t’u dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë
Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullne...
-
Ngritet aktakuzë ndaj tre serbëve të dyshuar për kri*me luf*te kundër popullatës civile në Kosovë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë në...
-
Hoti: VV po kërkon të ikë nga qeverisja duke e futur opozitën në lojë, duhet të largohen nga pushteti
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi të bërë në Facebook ka th...
-
Në Lisbonë një rrugë merr emrin e Nënë Terezës
Ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu ka njoftuar se një rrugë në ...
-
Kina kundërshton pjesëmarrjen e Tajvanit në Asamblenë Botërore të Shëndetit të këtij viti
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, u shpreh n...
-
NISMA i reagon ashpër Memli Krasniqit, kërkon dorëheqjen e Albin Kurtit
Nisma Social Demokrate e udhëhequr nga Fatmir Limaj ka reaguar pas takimit të...
-
Zbardhet dëshmia e kunatës së Alma Arrazit: Po ta dija se ….
Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma Arrazi, është paraqitur në prokuro...
-
Vetëaksident i rëndë në Sllatinë, ndërron jetë shoferi i veturës
Një vetëaksident i rëndë ka ndodhur sot në Sllatinë ku si pasojë ka mbetur i ...
-
Kurti gjatë homazheve në Qyshk: “Kjo masakër është kryer në emër të Serbisë, andaj Serbia duhet të jap përgjegjësi”
Në 25 vjetorin e masakrës në Qyshk, kryeministri Albin Kurti, bëri homazhe dh...
-
Rusia front i ri kundër Perëndimit, Osmani: Po e ndihmon Serbia!
Serbia po ndihmon Rusinë të largojë fokusin nga lufta e Ukrainës dhe të hapë ...