Lajme

Flet Nikçi pas shkarkimit nga posti i kryeshefit ekzekutiv të Infrakosit

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 04 June 2021

Hysen Nikçi i cili deri dje mbante postin e kryeshefit ekzekutiv të Infrakosit nuk do ta ushtrojë më këtë detyrë.

Kjo sepse ai u shkarkua nga bordi i përkohshëm i këtij institucioni i kryesuar nga Enis Berisha, shkruan Gazeta inFokus.

Nikçi vendimin për anulimin e konkursit të datës 08.03.2021 e konsideron të padrejtë dhe politik.

-Advertisement-

Brenda afateve ligjore ai ka thënë se do te ushtrojë edhe padi ndaj Infrakosit dhe Bordit.

Arsyetimi i bordit ishte se procesi i përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv nuk ishte zbatuar konform dispozitave ligjore./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera