Flet Nasuf Bejta- kundërshtari Vjosa Osmanit: A kishte pritje se do të bëhej President?
Autori: Doresa Geci
19:40 | 05 April 2021
Nasuf Bejta ishte kundër kandidati i Vjosa Osmanit për President të Republikës së Kosovës.
Bejta në një intervistë për Gazetën Infokus, ka treguar se si erdhi deri tek ideja që të bëhej kandidat për President të Kosovës.
Ai mes tjerash thotë se qëllimi i tij ishte që të kontribuojë në stabilitetin e vendit dhe krijimin e institucioneve të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
“Me kandidimin tim i kam shërbyer vendit, popullit tim dhe mendoj që misioni im politik është jetësuar. Në nivel vendi më u mundësua ti zhbllokojë Institucionet e Kosovës”, ka deklaruar Bejta për Infokus.
Kandidati për President gjatë kësaj interviste ka treguar se a kishte pritje se mund të zgjidhej kryetar i shtetit.
“Sinqerisht epilogun e kam ditë, jo vetëm unë por edhe kushdoqoftë që ka qenë kundër Vjoses do të kishte ditur këtë epilog. Mendoj që vetëm të jesh naivë në politikë nuk e kupton që Vjosa Osmani nuk do të zgjedhet Presidente. Vjosa Osmani vjen me një bagazh të lartë politikë, që jo vetëm vendi por edhe rajoni ia kanë lakmi”, është shprehur ai.
E nëse do të ishte deputetë dhe të i mundësohej votimi Nasuf Bejta thotë se do ta votonte Vjosa Osmanin.
“Nëse do të kisha drejtë vote do ta votoja Vjosa Osmanin, pasi që në të kundërtën do të bija në kundërshtim me vullnetin e Popullit të Kosovës. Kështu në Kosovë në mënyrë që të mos bëhen zhurmë politike duhet të ndryshohet forma e votimit të Presidentit dhe të i lejohet popullit të vendos”, shtojë ai
Kujtojmë që Nasuf Bejta ishte pjesë e Lidhjes Demokratike, por që nga vitit 2007 ai nuk është më në këtë parti.
E arsyeja e largimit nga LDK është sepse sipas tij kjo parti nuk i dha hapësirë për të zhvilluar karrierën e tij politike.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Bejta garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 64 dhe ishte përfaqësues i Iniciativës së Vjosa Osmanit në listë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Përfaqësues të disa shteteve i shkruajnë Vjosa Osmanin
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar sot telegrame ur...
-
Atifete Jahjaga me mesazh për Shefqet Krasniqin, publikon dy fotografi
Atifete Jahjaga publikon dy fotografi: Në krye të odës dhe në krye të shtetit...
-
‘Gratë e kanë vendin në kuzhinë’ – Qytetarja i kundërpërgjigjet me një fotografi Shefqet Krasniqit
Kaltrina Ibishi një qytetare e Kosovës përmes një postimi në llogarinë e saj ...
-
Zemaj kritikon Arben Vitin për menaxhimin e pandemisë
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për...
-
“Jam krenar për ty”, Albulena Haxhiu pranon letër mirënjohje nga djali i saj
Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, e priti një dhuratë e bukur, pas nj...
-
Blerta Deliu i përgjigjet Shefqet Krasniqit: E bëra darkën, dola në konferencë, erdha në emision
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i është kundë...
-
“Duhet të kërkojë falje”, edhe hoxhallarët kundër deklaratës së Shefqet Krasniqit për gratë
Hoxhë Shefqet Krasniqi, profesor në Fakultetin e Studimeve Islame, duke komen...
-
Degradohet drejtori i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse i Policisë së Kosovës, Hamdi Hyseni
Tjetër largim ka ndodhur sot brenda Policisë së Kosovës në kuadër të reformav...
-
Oda e Hotelerisë nesër dorëzon kërkesë që dasmat të mbahen me 250 persona
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), do të bëjë kërkesë që me 10 q...
-
Albin Kurti emëron edhe një zëvendësministër
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Bardhyl Dob...
-
Presidentja Osmani ua mbylle gojën kritikuesve në Twitter, por ja çfarë i kishte bërë Gjykata Trumpit në Amerikë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka gjetur “ilaç” për kritikuesit e saj n...
-
A e ndihmoi ekonominë, tërheqja e mbi 198 milionë euro nga 10% i Trustit?
Mbi 198 milionë euro të tërhequra nga Fondi i Kursimeve Pensionale, nuk e kan...