Rozë

Flet mikesha e Eglit, tregon për gjendjen e saj shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 08 March 2025

Mikesha e Eglit ka folur së fundmi për gjendjen e saj sa ishte e mbyllur në BBVA.

Ajo ka treguar më shumë për raportin që ka me Eglin duke qenë se e ka edhe mikeshë jashtë dhe gjithashtu ka bërë një analizë të lojës brenda shtëpisë së BBV dhe sjelljes së Eglit me Gjestin. Cubi u ndal gjithashtu edhe tek roli që solli në “Portokalli”.

Sipas Cubit Egli është dukur e rënduar dhe e lodhur?
Unë e kam shoqe dhe mikeshë prej shumë vitesh tashmë dhe e njoh shumë mirë dhe nga afër dhe sjelljet e saj dhe mënyrën se si vepron dhe mendon të gjitha gjërat. Padiskutim që duke e krahasuar me Eglin jashtë ajo ishte e rënduar. Nuk ishte ajo Egli më saktë që unë njoh dhe që kam folur edhe jam takuar gjatë gjithë kohës.

E dëmtoi loja apo bëri diçka gabim?
E dëmtoi verbëria mendoj unë që pati ndaj Gjestit që e donte me patjetër në formën e saj. Pati një moment që njerëzit mendonin që është lojë dhe ajo e ka si strategji loje këtë pjesën e dashurisë. Unë nuk mendoj se e kishte lojë me aq sa unë e njoh Eglin. Ajo ra vërtetë në dashuri me atë djalin dhe nuk pranoi dot faktin më pas që nuk mori të njëjtën gjë që dha. Prandaj jemi në këtë situatë.

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy