Sport

Flet Messi, ja çfarë thotë për barazimin përballë Islandës

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 16 June 2018

Ka qenë një zhgënjim total i Lionel Mesit ndeshja e sotme përballë Islandës ku skuadra e tij Argjentina nuk vajti më tepër se një barazim 1-1.

Madje sot ai është kthyer në një protagonist negativ duke humbur një penallti. Por pas ndeshjes Mesi foli për mediat dhe mori përsipër përgjegjësitë e tij për ndeshjen.

“Nuk gjetëm hapësira mes linjave të kundërshtarëve. Në pjesën e dytë Islanda luajti krejtësisht ndryshe, vetëm prisnin. Unë ndjehem përgjegjës për barazimin. Deshëm të fillonim turneun duke fituar, pasi do të na kishte dhënë qetësi, Por ideja mbetet e njëjta, duhet të fitojmë dy ndeshjet e radhës, meritojmë më shumë.

-Advertisement-

Na mbeten edhe dy ndeshje, ndaj Kroacisë dhe Nigerisë, ka ende gjithçka të hapur. Duam tre pikët ndaj Nigerisë pasi të japin qetësi por duhet të vazhdojmë të punojmë. Kroacia është e vështirë gjithashtu, për llojin e përfaqësueses që është. Mbyllen mirë në prapavijë, me një top mund të ndryshojnë fatin e ndeshjes”, u shpreh Mesi pas ndeshjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera