Sport

Flet kapiteni i Ballkanit pas stërvitjeve të para me trajnerin Bledi Shkëmbin

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 05 January 2021

Skuadra e Ballkanit gjatë ditës së hënë ka filluar përgatitjet për stinorin pranveror, shkruan Gazeta inFokus.

Suharekasit kanë zhvilluar dy stërvitjet e para nën drejtimin e trajnerit të ri, Bledi Shkëmbi.

Lidhur me seancat e para stërvitore me teknikun korçar, në një prononcim për Gazetën e inFokus ka folur kapiteni i ‘portokallinjve’, Visar Berisha.

-Advertisement-

Ai ka thënë se çdo trajner sjellë frymë të re të punës dhe profesionalizëm.

“Që dy ditë kemi filluar punën dhe stërvitjet po shkojnë shumë mirë. Çdo trajneri i ri sjellë frymë të re të punës dhe të profesionalizmit. Edhe Bledi Shkëmbi po shihet që ka profesionalizëm të lartë të punës dhe disiplinë”, ka thënë Berisha.

Tutje mbrojtësi i Ballkanit ka shtuar se trajneri Shkëmbi është i kënaqur me fondin e lojtarëve dhe beson në kualitetin e tyre.

“Bledi Shkëmbi ka folur për mundësinë që do t’iu jepet të gjithë lojtarëve dhe është i kënaqur me fondin e lojtarëve, beson shumë në kualitete që kemi. Ne si lojtarë do të japim maksimumin që ekipi jonë në fund të shpallet kampion”, ka përfunduar Visar Berisha.

Ballkani e mbylli stinorin vjeshtor në vendin e dytë me 38 pikë, tri me pak se Drita që kryeson./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera