Sport

Flet futbollisti kazak që i shënoi Berishës nga mesi i fushës

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 16 November 2020

Një nga golat më të veçantë në futboll padyshim ishte ai i mbrëmshmi i shënuar në “Elbasan Arena”, kur mesfushori i Kazakistanit, Aibol Abiken, i shtangu të gjithë me golin e realizuar nga mesi i fushës ndaj Shqipërisë, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve, që përfundoi 3:1 në favor të kuqezinjve.

Në një prononcim për kanalin e Federatës së Futbollit të Kazakistanit në Youtube, transmeton “Zeri.info” 24-vjeçari ka komentuar perlën e tij duke u shprehur:

“Së pari, në emër të të gjithë ekipit, unë do të doja t’u kërkoja falje tifozëve të Kazakistanit. Fatkeqësisht, në nuk fituam. Sa i përket golit ndërsa u afruam në qendër të fushës, pashë portierin që largohej nga porta dhe e shfrytëzova rastin”, ka thënë Abike.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera