Flet De Biazi: UEFA duhej ta evitonte duelin Skënderbeu-Partizan
Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 26 August 2017
Xhani De Biazi e ka cilë suar si problematik shortin e Skënderbeut në të njëjtin grup me Partizanin e Beogradit. Italiani e provoi në kurriz huliganizmin e serbëve, teksa me Kombëtaren më 14 tetor të vitit 2014 u dhunuan barbarisht dhe më pas përfaqësuesja e Serbisë e humbi duelin në KAS me Shqipërinë.
De Biazi thotë se UEFA mund ta kishte evituar këtë pjesë, duke marrë shkas edhe nga ajo që ndodhi dy vite më parë mes dy ekipeve përfaqësuese.
“Jam i surprizuar që do të luajnë bashkë. Mendoja se UEFA do ta kishte evituar një përballje si kjo”, ka deklaruar De Biazi ekskluzivisht për “Panorama Sport”.
GRUPI
Ish-trajneri i Shqipërisë gjithsesi ka vlerësuar me nota pozitive grupin dhe “i ka dhënë” shanse Skënderbeut që të mund të bëjë surprizën. “Nuk është i keq si grup. Mendoj se Skënderbeu do të përballet me kokën lart dhe mund të bëjë mirë gjatë fazës së grupeve”, tha trajneri.
HUMORI NË GJYQ
Gjatë seancave gjyqësore në KAS, ku serbët pretendonin se Shqipëria kishte refuzuar të dilte në fushën e lojës, edhe pasi ishin garantuar kushtet e sigurisë, ish-trajneri De Biazi i thirrur për të dëshmuar se përse ai dhe skuadra kuqezi kish refuzuar të dilte në fushë u përgjigj kështu:
“Nuk e vë në dyshim se pas invadimit të fushës me huliganë mund të rikthehej sërish rendi dhe të luhej ndeshja, por kjo është njësoj sikur në një cirk të dalë luani nga kafazi dhe të hidhet te publiku. A ka publik që kthehet më brenda asaj dite edhe po t’i thuash se luani është kapur dhe është në kafaz?…”. E gjithë kjo shkaktoi ilaritet, por sigurisht që pati efekt edhe te juria.
Të tjera
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...
-
Armend Zemaj: Kosova në terr, Qeveria vazhdon mashtrimin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverin...
-
Gjendja në pikat kufitare, kolona të gjata te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë
Kolona të gjata dhe deri në dy orë po presin në vendkalimin kufitar te Dheu i...