Lajme

Flet babi i Salih Mustafës, pasi u dënua me 26 vjet burg nga Specialja

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 16 December 2022

Jahja Mustafa, babai i Salih Mustafës, ish-komandantit të njësitit BIA të UÇK-së, thotë se kurrë nuk ka pritur dënim prej 26 vjetësh nga Gjykata Speciale për djalin e tij.

Ai në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Klan Kosova, Florent Zeqaj, thotë se e përjetuan shumë rëndë verdiktin që iu dha këtë të premte djalit të tij në Hagë.

“Lajm i vështirë boll, veç s’kemi çka me ba. Nuk e kemi prit këtë dënim kaq të rëndë. Fatin e ka pas kështu – i pa fat si tash si para luftës e edhe pas luftës”.

-Advertisement-

“Pa fat para luftës pasi herën e parë kur e patën dënu me të thënë të drejtën hiq s’u pata mërzitë se e disha që serbët e dënojnë atë, por sot ishte shumë e rëndë”, deklaroi Jahja Mustafa.

Deklaratën e tij të plotë mund ta ndiqni në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, me fillim nga ora 17:30.

VIDEO 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera