Sport

Flet Armand Duka, nga Panucci deri tek Kategoria Superiore

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 17 September 2018

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armando Duka, ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol” të drejtuar nga Alban Xhihani, ku ka folur rreth Kombëtares dhe kampionatit shqiptar.

Ai kishte përballë një panel specialistësh për të diskutuar tensionet e fundit në Kombëtare dhe problemet e kampionatit shqiptar. Në panel janë të pranishëm Jetmir Halilaj, kryeredaktori i Panorama Sport, si dhe Ervin Fakaj, Ylli Aga dhe Sulejman Mema, shkruan Panoramasport.al .

Në këtë hapësirë u diskutua për gjithçka, nga problemet e ekipit Kombëtar te “hallet” e futbollit shqiptar.

-Advertisement-

Sa i kënaqur nga dy ndeshjet e Kombëtares?

Kemi 3 pikë në dy ndeshje, por mirë do ishte të kishim edhe 6 pikë.

Reagimi ndaj kritikave për Panuçin, zbutje e situatës?

Nuk është se kam bërë ndonjë reagim, por kam dhënë qëndrimin tim rreth asaj që dikush e ndërtoi si një situatë. Unë nuk mendoj se ka një situatë. Panuçi nuk del në konferencë për të dhënë kafe, del për të dhënë përgjigje. Natyra e tij nuk është e tillë. Keni kryqëzuar një njeri, në një ndeshje të humbur ndaj Skocisë. Do donte çdo shqiptar që ta fitonim atë ndeshje, edhe vetë Panuçi, por ky është futbolli. Këtë kam thënë edhe unë. Kemi humbur një ndeshje, dhe nuk e konsiderojmë ndot tragjedi. Duhet ta analizojmë, dhe të përmirësojmë. Sikurse, duhet të analizojmë edhe pas fitores. Edhe me Izraelin fituam, por loja kishte probleme dhe të meta.

Nuk janë shifrat e Panuçit. Janë shifrat e Kombëtares sonë. Kombëtarja është e Shqipërisë. Përbëhet nga një grup. Të gjithë bashkë kanë të mirën dhe të keq. Faturën e suksesit dhe mossuksesit. Në të gjithë historinë e Shqipërisë nuk më kënaq asnjë humbje. Kur shoh fitoren në ndeshjen zyrtare dhe humbje në miqësore me zbutet pak dhimbja. Nuk thashë që nuk ka përgjegjësi Panuçi. Jemi Shqipëria. Kemi humbur kundër një ekipi që ka në përbërje lojtarë të Premier Ligës dhe është pjesëmarrëse 7 herë në Kupën e Botës. Paralelizmi me Italinë nuk qëndron. Nuk thashë që Panuçi është i pagabueshëm dhe nuk ka gjëra për të përmirësuar. Më duket i orkestruar shigjetimi kundër Panuçit.

Nuk janë shifrat e Panuçit. Janë shifrat e Kombëtares sonë. Kombëtarja është e Shqipërisë. Përbëhet nga një grup. Të gjithë bashkë kanë të mirën dhe të keq. Faturën e suksesit dhe mossuksesit. Në të gjithë historinë e Shqipërisë nuk më kënaq asnjë humbje. Kur shoh fitoren në ndeshjen zyrtare dhe humbje në miqësore me zbutet pak dhimbja. Nuk thashë që nuk ka përgjegjësi Panuçi. Jemi Shqipëria. Kemi humbur kundër një ekipi që ka në përbërje lojtarë të Premier Ligës dhe është pjesëmarrëse 7 herë në Kupën e Botës. Paralelizmi me Italinë nuk qëndron. Nuk thashë që Panuçi është i pagabueshëm dhe nuk ka gjëra për të përmirësuar. Më duket i orkestruar shigjetimi kundër Panuçit”.

“PANORAMA SPORT” : Panuçi dhe skuadra e tij na shqetësojnë për rezultatet. Bëhet fjalë për një sezon të ri. Shqipëria për të shkuar larg duhet të bëjë atë që bëri në 2016… Duhen shumë element bashkë. Panuçi këtë gjë nuk po e bën. Ka një raport të vështirë me lojtarët, me gazetarë, me njerëzit të cilët punon, kjo ka sjellë një tension artificial. Panuçi nuk bën dot atë që u bë një sezon më parë. Për aq kohë sa presidenti i FSHF-së detyrohet t’i bëjë mbrojtje publike trajnerit, nuk e ka problemin te rezultati, por te atmosfera e krijuar.

ARMAND DUKA: Duhet ndryshuar atmosfera, pikërisht këtë dua dhe unë. E konsideroj një faktor suksesi. Një president federate e ka për detyrë. Është një komponent i rëndësishëm, prandaj e mendova si sulm të orkestruar. Gjërat duhet t’i shohim me objektivitet. Është krijuar një opinion nga Ylli me shok,ë sikur Panuçi thirri një skuadër tjetër në Zvicër për ndeshjet miqësore, dhe la jashtë disa futbollistë. Vetëm Agolli nuk u thirr, por të tjerët nuk ishin në dispozicion. Edhe klubet kanë të drejtë të mos i lëshojnë futbollistët, kur i kanë datat të zëna, apo disa ishin të dëmtuar. Këtu nuk ka eksperimente. Edhe gjatë grumbullimit, u detyrua të bënte disa eksperimente, pasi pati dëmtime edhe gjatë grumbullimit.

I vemti që nuk është ftuar, pasi edhe komunikoi me të, ishte Agolli. Ai i ka thënë se e di kush je, do provoj disa të rinj, dhe më pas do të thërras përsëri. Edhe tani në shtator e ftoi, edhe pse nuk e aktivizoi. U tha nga Jetmiri, por jo vetëm, se nuk ka klimë të mirë brenda skuadra. Unë nuk e kam dëgjuar këtë, dhe nuk është e vërtetë. Panuçi ka këtë problem me median, pasi duhet ta informojë më mirë se përse nuk është ftuar secili lojtar. Nëse nuk del për darka dhe për kafe, kjo është personale e Panuçit. Të thuash që gjërat janë shumë mirë, duhet t’i kishim fituar të gjitha ndeshjet. Që ne kemi probleme dhe limite, këtë e pranojmë të gjithë. Nuk jemi në momentin më të mirë të mundshëm.

Deklaratat e Hysajt dhe Memushajt pas ndeshjes për skemën jo të përshtatshme të trajnerit:

Bëhet fjalë për ndryshimin në mbrojtje. Është i njëjti ndryshim si me Izraelin. I funksionoi me Izraelin nuk i funksionoi atje.

“PANORAMA SPORT” : Për të kuptuar sa i shqetësuar është presidenti i Federatës, mjafton të shohësh deri ku e mbroj trajneri Duka Panuccin. E mbron deri në anën tekniko taktike. Panucci është zgjedhje e tij dhe përgjegjësi e tij. Unë vazhdoj të them që sportivisht duhet lënë pak kohë. Kohës trajnerit të Kombëtares ja jep dhe ja heq vetëm Duka. A jeni penduar që keni zgjedhur Panuçin?

ARMAND DUKA: Kohën e dimë të gjithë. Ju kërkova të mos ushtroni presion, për ta lenë të qetë që të arrij rezultate të mira. Që e ka Federata në dorë fatin e tij, kjo nuk ka dyshim. Nuk kemi thënë që bëmë mirë apo keq. Jemi munduar të bëjmë të mirën. Kemi pasur disa trajnerë që kanë pasur të mirat dhe të këqijat e veta. Panuçi ka 1000 gabime dhe 1000 të mira. Por nuk ka shumë kohë dhe shumë gjëra për ta venë në presion. Unë mendoj që edhe vetë çdo trajner pasi mbaron loja, shikon që mund të ketë probleme në një lojë. Kjo është lojë.

A jeni i shqetësuar për skemat e shumta të përdorura nga trajneri Panuçi?

ARMAND DUKA: Unë kam frikë të flas për skemat, sepse ndoshta gaboj. Për kaq sa kam unë njohuri, në asnjë ndeshje nuk mund të thuhet se ekipi luan me të njëjtën skemë. Çdo ndeshje ndërtohet për kundërshtarin që ke përballë, dhe me ato që ke në dispozicion, sepse në të kundërt nuk funksionon. Nëse skemat që ai përdor, janë apo jo të suksesshme, ky është një tjetër diskutim. Raporti i futbollistëve me Panuçin Futbollistët duhet të kenë ego, dhe është mirë kur janë të pakënaqur kur nuk luajnë. Nëse në një moment sinqeriteti futbollistët i tregojnë dikujt se nuk ndihen mirë se nuk luajnë, kjo nuk do të thotë se ka një marrëdhënie të keqe. Nuk më rezulton që balanca është e prishur. Futbollistët mund të debatojnë me njëri-tjerin. Panucci do ta motivojë skuadrën ashtu siç e motivoi me Izraelin.

“PANORAMA SPORT” :Nëse gjërat nuk shkojnë siç dëshiron presidenti dhe shqiptarët. Cfarë ndodh nëse i humb Panuçi 2 ndeshjet e radhës. A do të shikohet çmimi i biletave të ekipit Kombëtar kur luan brenda. A mendon që keni përkëdhelur trajnerët e kombëtareve të moshave?

DUKA: Është sjellja e imja me trajnerët që t’i mbështes për të arritur rezultatit. I kam dhënë shans që të ecë përpara. Çdo lloj zgjedhje që mund të bësh, nuk mund të thuash që mund ta zëvendësojmë një trajner me 3 ndeshje. Nuk ka pasur paraqitje të këqija Bogdani. Duhet të presim ndeshjet zyrtare për të thënë në qoftë se duhet zëvendësuar Bogdani apo Bushi. Nuk është faji i Panuçit për çmimet e biletave. Unë do doja t’i jepja falas.

Po t’i pse nuk e jep gazetën falas ose me 5 lek. E vetmja e ardhur që ne kemi është bileta. Do doja shumë t’i hiqja dhe t’i ulja. Kemi tentuar të bëjmë ulje sipas mundësime që kemi. E kemi konsideruar si një kontribut të të gjithëve. Vetëm një zhvendosje e Kombëtares kushton 100 mijë euro. 2 ndeshjet e radhës? Duhet të mendoj pozitiv, duhet t’i fitoj 2 ndeshjet e radhës. Kam menduar që përderisa sa në ndeshje hyjmë për të fituar, në çdo kompeticion hyjmë për të dalë të parët.

Pse zgjedhja për Panuçin ishte nga të parat për një trajner pa eksperiencë? A ka ndonjë gabim ktu Panuçi?

DUKA: Vendosëm për Panuçin, sepse erdhëm pas një suksesi të madh, dhe pas çdo suksesi skuadrat kanë një lloj euforie. Dhe, ekipi ka nevojë për një emër apo stature, që ta menaxhojë e ta drejtojë. Duke qenë se Panuçi ka qenë një emër i madh i futbollit të luajtur, mendova se mund ta menaxhojë. Nëse do kisha një Panuç tjetër, me të njëjtën eksperiencë futbollistike, por edhe me 20 vite eksperiencë si trajner, normale do e merrja, por nuk kam mundësi as buxhete.

Cilat janë defektet e skuadrës në humbjen ndaj Skocisë? Unë nuk jam trajner, por ato janë pjesë e tij në analizën e ndeshjes. Me De Biazin kemi pasur lidhje direkte me grumbullimet e kombëtareve. Panuçi nuk na e ka lejuar këtë… Këto janë rregulla që vendosen me zyrën e shtypit të Federatës, dhe jo trajneri. Nuk e vendos vetëm trajneri gjithçka. Zyra e shtypit është e detyruar të nxjerrë lojtarët në konferencë shtypi, dhe nuk di ndonjë rast që të mos ketë nxjerrë një lojtar që e kanë kërkuar mediat.

“PANORAMA SPORT”: Ka pasur një qasje tjetër kundrejt publikut. Bëri bujë të madhe fakti që Panuçi çoi në gjyq presidentin Nishani. Kur i pyet a kishte pasur bisedë me presidentin Duka, herën e fundit ishte shumë i prerë. Si e ka parë Duka rastin e fundit?

DUKA: Më ve në vështirësi me këtë pyetje. Po flasim për ish-presidentin tim. S’do më vinte mirë të akuzohej nga trajneri. Për të qenë i sinqertë nuk më ka pëlqyer deklarata e ish-presidentit. Nuk do ia lejoja veten kurrë t’i thoja dikujt sharlatan.

Paraqitja e Panuçit dhe lojtarëve…

Panuçi nuk e ka bërë 100% punën mirë, as lojtarët jo. Jo se nuk kanë dashur, por kanë gabuar dhe nuk kanë pasur mundësi. Edicioni nuk i ngjan edicionit, ne kemi bërë pëfaqësim dinjitoz ndaj Gjermanisë për shembull edhe më parë, apo kemi humbur në Luksemburg. Nuk jam i bindur se jemi në momentin më të mirë. Disa lojtarë kanë qenë të dëmtuar, disa pa kontrata dhe pa minuta. Ndërsa tani, shumica kanë filluar të luajmë, dhe besoj do përmirësohemi.

Si do të jetë e ardhmja. Kjo është shqetësuese?

Të hyj dhe të bëj analizat individuale kjo nuk do më duket e hudhës. Në qoftë se mbrojtësit do kishin bërë mirë, nuk do të kishte pasur shumë raste Skocia dhe nuk do të përnonim 2 gola. Nuk besoj se futbollistët që u aktivizuan nuk e meriton të luanin.

flisni me Panuçin, çfarë raporte keni?

Nuk kam raporte me Panuçin, e kam trajner. Raporte kam me tjetër njeri. Me Panuçin kam marrëdhënie institucionale. Dua të ndihmoj ekipin kombëtar për të arritur rezultate pozitive. Dua që kjo klimë karshi trajnerit të zbutet. Në një presion më pak duhet të japi më shumë

“PANORAMA SPORT”: Klimën e zbut dhe e acarojnë rezultatet. Kush e ka orkestruar sulmin ndaj Panuçit dhe në dobi të kujt? Kush po e sulmon Panuçin më shumë se Hari Hanin, De Biazin, kur nuk ka pasur rezultate?

DUKA: Oponencat teknike duhet t’i bëjnë specialistët dhe atë që merren më atë punë. Nuk kam ndonjë shembull konkret, po të kisha do të shkoja dhe ta zbusja. Kjo është një lojë në të cilën do t’ia faturojmë kolektivit. Gjithsekush ka pjesën e vetë të kontributit në një skuadër. Sot në futboll janë të rëndësishme se kush bën më mirë ato gjëra që konsideroheshin të vogla.

Ecuria e Kosovës?

Ka bërë mirë, po të jem i lirë do shkoj ta ndjek në stadium.

“PANORAMA SPORT”: Pse federata nuk pretendon për ekipet e moshave? Pse duhet të ngelemi me shprehjen para 15 vitesh që qëllimi është të furnizojnë ekipin e madh?

DUKA: Rritja e këtyre futbollistëve duhet bërë me fitore. Nuk është se s’iu kërkohet ekipeve të moshave që të kalojnë në elit raund. U17 u eliminua nga një gol në minutën e fundit dhe më një humbje 1-0 ndaj Spanjës.

“PANORAMA SPORT”: Si u larguan Bellai dhe Lala nga ekipi kombëtar?

DUKA: Altin Lala është tërhequr vetë për arsye personale. Ndërsa Bellai është parë e arsyeshme që të zëvendësohet nga dikush tjetër.

Kampionati shqiptar?

Kampionati më duket kompetitiv me rivalitet. Uroj të shkoj mirë deri në fund. Kampionati me 10 skuadra është akoma më i fortë.

“PANORAMA SPORT”: Si do zgjidhet çështja e policisë. A është vënë në dijeni Federata e Futbollit. Çfarë masa do të merren. A ju shqetëson kjo pesë?

Ky është një vendim i nxituar. Nuk jemi në kohën që duhet të largojmë policinë. Duhet të kishim ndryshuar shumë gjëra më parë. E shikoj të pamundur menaxhimin e ndeshjeve me stjuard. Është e papërballueshme. Ne kemi mbi 400 ndeshje në javë. Ky është realiteti jonë. Nuk mund të fshihemi pas gishtit. Ndeshjet luhen në fusha sportive. Më duket shumë e nxituar. E kam kundërshtuar ligjin që ditën e parë. Kam qenë edhe në grup parlamentar kam kundërshtuar këtë gjë. Kemi bërë takime me policinë. Kemi kërkuar të ndryshojë kjo qasje. Nuk e kemi menduar të udhës të ndërpriten kampionatet. Duhet të gjejmë një mënyrë të zgjidhjet. Në një ndeshje të ekipeve inferiore mund të hyjë një prind të godasë arbitrin. Këtu nuk ka ligje. Në Angli funksionon ndryshe. Kemi pasur dhe vërhejte të tjera që i kemi bërë me shkrim.

Sulm i orkestruar për heqjen e policisë?

Më duket më shumë një vendim i nxituar se sa i orkestruar për të “minuar” futbollin shqiptar. Nuk jemi akoma gati për të mos pasur forca rendi në stadium.

“PANORAMA SPORT”: Vazhdojnë të aplikohen dënimet kolektive. Pse nuk ndryshon rregulloja dhe mënyra e të funksionuarit? Si do t’i luftoni rastet për të shmangur mbylljet e shëmtuara të sezonit?

Rregullat janë të qarta të cilat respektohen. Me rritjen e nivelit të futbollit duhet të rritet niveli i arbitrimit. Askush nuk mund të premtojë që këto gabime do të bëhen 0.

A duhet që ndeshjet e Kategorisë Superiore të gjykohen nga 6 gjyqtarë?

Disa ndeshje gjykohen me 6 gjyqtarë. Edhe mund të shkojmë drejt asaj. Ka një kosto financiare. Deri para 2 vitesh, kostoja financiare është diku tek 1.2 milionë euro. Arbitrimi me 6 do të ishte një kosto shumë e shtuar, nuk jemi gati për ta bërë.

Fushat e futbollit?

Federata nuk ka mundësi të bëjë fusha. Klubet bashkitë dhe të gjitha ato që kanë ekipet futbolli duhet ta dinë që impiantet sportive t’i rregullojnë vetë. Për shtetin në qoftë se do të merrte inisiativë të ndërtonte 100 fusha futbolli kjo do të ishte shumë pozitive.

Licensimi i stadiumeve?

Ka raste që tolerohen. Në qoftë se nuk do ta tolerosh do ta lesh pa futboll.

Stadiumi Arena Kombëtare?

Ne kemi objektivin që të luajmë në mars. Në rast të kundërt në shtator është e sigurt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera