Sport

Flet Andrea Pirlo pas disfatës nga Porto në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 17 February 2021

Juventusi është mposhtur në udhëtim te Porto me rezultat 2-1, në sfidën e parë të vlefshme për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për vendasit i shënuan Mehdi Taremi (2’) dhe Moussa Marega (46’), kurse golin e vetëm për ‘Zonjën e Vjetër’ e realizoi Federico Chiesa (82’).

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Juves, Andrea Pirlo, i cili ka thënë pranimi i golit në minutën e parë i ka humbur besimin lojtarëve të tij.

-Advertisement-

“Kur pranoni një gol pas një minute, është e natyrshme që lojtarët do të humbasin besimin, veçanërisht kundër një skuadre që di të bëjë presion në mbrojtje. Porto e mori ndeshjen menjëherë në pistën që dëshironin. Me një listë të tillë të mbushur me ndeshje, është normale që nuk mund të mbash gjithmonë fokusin absolut dhe tempon e duhur, por nuk duhet të kishte ndodhur në raundin e 16 të Ligës së Kampionëve”, deklaroi Pirlo.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas tri jave në ‘Allianz Stadium’ në Torino./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera