Sport

Flamuri i Kosovës valëvitet më së larti në Oran të Algjerisë

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 02 July 2022

Flamuri i Kosovës është valëvitur më së larti në podiumin e Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Ishte xhudistja kosovare Loriana Kuka, që i siguroi këtë epitet Kosovës, e cila e fitoi medaljen e artë, pasi triumfoi ndaj francezes, Chloe Buttigieg, në kategorinë deri në 78 kilogramë, transmeton Klankosova.tv.

Flamuri i Kosovës u rendit në krye para Francës, Kroacisë dhe Turqisë, pasi Loriana fillimisht mposhti turken Nurcan Yilmaz, në çerekfinale, derisa në gjysmëfinale triumfoi ndaj kroates Petrnjela Paviq. Teksa në finale e mposhti francezen Buttigieg.

-Advertisement-

Ndryshe, kjo ishte medalja e gjashtë e siguruar nga sportistët kosovarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera