Rozë

Fjolla Morina prezanton shtëpinë e re luksoze të saj

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 08 September 2020

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është mjaft e komentuar në media për jetën e saj private dhe atë profesionale.

Së fundmi, ajo duket se ka bërë një investim të ri, duke blerë një shtëpi të re luksoze.

Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku ka treguar disa imazhe të shtëpisë së saj të re.

-Advertisement-

“E bekuar në shtëpinë time të re”, ka shkruar këngëtarja Morina në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Fjolla përndryshe jeton me të ëmën dhe dy vajzat e saj: Alaiah dhe Lediana.

Ajo së fundmi publikoi këngën e saj më të re “Kape”, me të cilën në vetëm pak ditë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në kanalin YouTube.

Përveç muzikës, Morina ka të përqendruar aktivitetin e saj edhe në biznes, pasi ka hapur një dyqan veshjesh në Prishtinë. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera