Sport

Fjalët që Lorik Cana i shkroi në fanellën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 26 April 2021

Lorik Cana të hënën ka qëndruar për vizitë në Kosovë, me ç’rast është takuar edhe me presidentin e Komiteti Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili ishte i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, nënpresidenti Gazmend Maxhuni, anëtari i Bordit Ekzekutiv, Musa Selimi dhe këshilltari i tij, Besim Aliti.

Ish-kapiteni i Shqipërisë duke falënderuar presidentin e KOK-ut, e siguroi për mbështetjen e tij të plotë në zhvillimin e sportit dhe strukturave të Komitetit Olimpik.

“Lidhja dhe historiku i përfshirjes time në përfaqësimin e sportit mbarëkombëtar, në veçanti në Kosovë, daton prej vitesh me ish-presidentin e KOK-ut, Besim Hasani, duke lobuar për të drejtat e sportit dhe sportistëve të rinj në Kosovë, veçanërisht futbollistëve. Tani mikut tim, Ismetit, dua t’ia konfirmoj mbështetjen time të plotë në zhvillimin e sportit dhe strukturave të KOK-ut, në cilësi konsulence dhe forma tjera. Jam vërtet i gëzuar që është në krye të këtij institucioni”, ka deklaruar ndër të tjera Cana.

-Advertisement-

Me këtë rast, Krasniqi i dhuroi librin foto-reportazh “Debutimi i artë”, kushtuar kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi dhe një orë dore me simbole të Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Në anën tjetër, kapiteni legjendar ia nënshkroi presidentit të KOK-ut fanellën e Kosovës.

“Për Komitetin Olimpik të Kosovës, me respekt, përkushtim dhe dashuri. Lorik Cana 5”, ishin fjalët e shkruara nga Cana në fanellë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera