Lajme

Fjalët prekëse të vajzës së komisar Nikoll Vatnikaj: Më këpute ba!

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 19 June 2017

Ditën e djeshme humbi jetën pas një ataku kardiak, një ndër drejtuesit më të njohur të Policisë së Tiranës, Nikoll Vatnikaj.

Sot i jepet lamtumira e fundit, ndërsa vajza e tij, Desantila, një blogere e njohur gjithashtu, i ka kushtuar disa fjalë prekëse babait të saj.

“Kështu do të jemi përjetë, unë këtu, ti prej atje lart. Jam goca e Nikollës, me krenari, përjetë! Më këpute ba!”- shkruan Desantila.

-Advertisement-

Ceremonia e homazheve pritet të zhvillohet nga ora 10-12 në Pallatin e Kongreseve.

“Sot ne oren 10-12, ne Pallatin e Kongreseve do te kryhen homazhet e percjelljes se tim eti.

Figura e tij dhe cdo kontribut human qe ai ka bere, ne komunitet, familje e shoqeri eshte arsyeja pse une do te jem perhere e perulur me mirenjohje dhe dashuri ndaj cdokujt qe respekton emrin dhe punen e babait tim.

Ju faleminderit, me zemer.

Ai eshte forca ime, tim vellai dhe sime meje”,- shkruan ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera