Sport

Fjalët e Messi një ditë pas humbjes nga Reali (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 14 August 2017

Messi ka kërkuar nga lojtarët e Barcelonës që të ngrenë kokën lartë pasi ky është vetëm fillimi.

Një ditë pas humbjes 3:1 në “Camp Nou” nga Real Madridi, pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, ka reaguar në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Express.

Se humbja në “El Clasico” është gjithmonë e rëndë, këtë e tregon edhe Messi, por thotë se duhet të shikojnë para.

-Advertisement-

“Ditë e mërzitshme, por duhet të ngrihemi dhe të vazhdojmë para. Ky është vetëm fillimi”, ka shkruar Messi në “Instagram”.

Ndeshja e kthimit në Superkupën e Spanjës zhvillohet të mërkurën në “Santiago Bernabeu” nga ora 23:00.

Për ta fituar trofeun, Barcelona duhet të fitojë 0:3 në Madrid.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera