Fjalët e ish-presidentit Ibrahim Rugova për Adem Demaçin në vitin 1990

Autori: Gazeta inFokus
22:34 | 13 February 2023
Profesori univeritar, Milazim Krasniqi, ka shpërndarë një fjalim të ish-presidentit Ibrahim Rugova për veprimtarin Adem Demaçi, gjatë viteve të 90-ta.
Sipas Krasniqit, në maj të vitit 1990, në një atmosferë të përzemërt, mysafir i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës ishte Adem Demaçi, njëri nga ata që krijoi bërthamën e saj dhe njëri nga pionierët e letërsisë shqiptare që krijohet në Jugosllavi.
Në këtë pritje të shkrimtarit, fjalën e rastit e mbajti Ibrahim Rugova, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve.
Rugova, kishte nisur fjalimin duke lavdëruar romanin e Demaçit të titulluar “Gjarprinjtë e gjakut”.
Më pas, ish-presdienti kishte folur për burgimin e Demaçit nga regjimi jugosllav, duke e quajtur “qëndresë njerëzore dhe intelektuale, që dinë dhe mund ta mbajnë vetëm shkrimtarët e vërtetë, të cilët pos veprës, i mbajnë edhe bindjet politike dhe njerëzore”.
Fjalimi i Rugovës
I dashuri dhe i nderuari Adem Demaçi, ju dëshiroj mirëseardhje të ngrohtë në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës. Më lejoni që këtë fjalë rasti ta filloj me moton e romanit tuaj të njohur “Gjarpinjtë e gjakut”, njërit nga romanet më të njohura shqiptare: ”Jo atyne që janë trima me ngreh gishtin e krimit, po atyne që janë trima me shtri dorën e pajtimit”.
Po e filloj me këtë moto, sepse është një formulë universale, e dalë nga shpirti i shkrimtarit, për paqe e mirëkuptim midis njerëzve. Pra, Demaçi është shkrimtar i harmonisë shqiptare dhe njerëzore, humanist i madh. Themi kështu, sepse shkrimtari deshi me veprën e tij të heq e të zhdukë një të keqe të popullit të tij – gjakmarrjen. Po ashtu, vizionin e ndritur të romanit po e përjetojmë sot, kur, si në antikën greke dhe ilire, shqiptarët po i falin gjaqet, po i shuajnë gjarpinjtë e gjakut dhe po bëhen pajtimet.
Sot, thuaja të gjithë, jemi bërë personazhe të mesazhit të romanit tuaj – të pajtimit dhe të harmonisë. Kjo ngjet vetëm te popujt e moçëm, që dinë të falin, që dinë të mos harrojnë, e po ashtu, që nuk dinë të hakmerren. Sot në këtë ditë gëzimi për gjithë shkrimtarët shqiptarë, nuk do të flas për burgjet tuaja 30-vjeçare. Të gjithë këtë po e quaj qëndresë njerëzore dhe intelektuale, që dinë dhe mund ta mbajnë vetëm shkrimtarët e vërtetë, të cilët pos veprës, i mbajnë edhe bindjet politike dhe njerëzore.
Fati juaj është fati i një pjesë të shkrimtarëve shqiptarë dhe i letërsisë shqiptare. Ju nuk pësuat vetëm për bindjet politike, që bolshevizmi i shpalli armiqësore, po edhe pse ishit ndër të parët dhe më të rinjtë që shkruanin në shqipe, pse ishit shkrimtar i mirë dhe me aftësi të rrallë letrare dhe me bindje të thella humaniste për popullin Tuaj dhe për të tjerët. Pushteti totalitar gjithmonë u frikësohet shkrimtarëve të mirë dhe të aftë.
Më lejoni, i nderuari Adem, ta mbyll këtë fjalë me dëshirën tonë të madhe që t’ju mbajë shëndeti dhe të na dhuroni edhe ndonjë kryevepër, sepse ende jeni në moshën e burrërisë, ende jeni me Diellin, siç i klasifikonte moshat shkrimtari ynë i vjetër Pjetër Bogdani.
Ju faleminderit që gjetët kohë të jeni me ne – me trup e me shpirt, sepse me shpirt dhe me vepër gjithmonë keni qenë me ne. (“Rilindja”, Prishtinë, 19.V.1990)
Nga libri i Ibrahim Rugoves “Pavarësia dhe demokracia”, 1991, përgatitur nga Faruk Tasholli.

Të tjera
-
Hakaj: Veprimet e Përparim Ramës kanë kaluar çdo normë institucionale
Drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore në MKRS, Imer Hakaj, ka kom...
-
Albulena Haxhiu komprometoi procesin e noterëve të rinj, i emëroi pa i marrë parasysh vërejtjet e Komisionit përzgjedhës
I komprometuar, me shkelje procedurale e dyshime për shkelje ligjore, po del ...
-
Franca akuza Rusisë: Inteligjenca ruse prapa sulmeve kibernetike të nivelit të lartë
Franca ka akuzuar shërbimin e fshehtë ushtarak rus, GRU, se ka orkestruar sul...
-
Shpërthimi në QKUK – Mindili i rreptë i VV: Kushdo që vë në sprovë shtetin do të dështojë
Ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar ashpër pas sulmit ...
-
Deda: Kurti e bëri hapin e parë, vetëm me marrëveshje politike dilet nga bllokada
Analisti politik dhe ish-deputeti i Kosovës, Ilir Deda ka komentuar ftesën e ...
-
Nga 5 maji qytetarët e Kosovës lëvizin pa viza në Izrael
Nga e hëna qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në shtetin e Izraelit. ...
-
Ish-polici Abedin Muzlija kērcênon me kallash gjyqtaren gjatë seancës civile në Istog
Një incident i rëndë ka ndodhur sot te Banja e Pejës, ku një person i përfshi...
-
LDK-ja reagon për ftesën e Kurtit, tregon nëse do t’i shkojë në takim
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do t’i shkojë Albin Kurtit, kryeministrit në...
-
“Kryekuvendari kërkon marrëveshje – por jo me ne”: Nënkryetarja e LDK-së konfirmon se s’marrin pjesë në takimin e ftuar nga Kurti
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka konfir...
-
Një tym i madh dhe i zi mes Çagllavicës e Graçanicës po e ndotë ambientin
Një tym i zi është parë sot mes Çagllavicës dhe Graçanicës. Akoma nuk dihe...
-
INTERPOL s’e ndryshon vendimin për moslëshimin e fletarrestimeve për Dodikun e Stevandiqin
Gjykata e Bosnje e Hercegovinës tha të mërkurën se INTERPOL-i nuk e ka pranua...
-
‘‘Nga ai moment e njoh me armë në dorë’’, vëllai i Ilaz Kodrës tregon për foton me Adem Jasharin: Është bërë në Tiranë
Avni Kodra, vëllai i Ilaz Kodrës, i ftuar në FRONTAL në T7 ka folur për vëlla...