Auto&Tech

Fjalëkalimet e miliona përdoruesve të Facebookut dhe Instagramit, “publike” qe 7 vjet

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 23 March 2019

Fjalëkalimet e qindra miliona përdoruesve të Facebookut dhe Instagramit mund të jenë ekspozuar si pasojë e një mbikëqyrje nga kompania e rrjeteve sociale.

Kjo gjë u zbulua nga hulumtuesi i sigurisë Brian Krebs, i cili raporton se Facebooku publikoi fjalëkalimet e gati 600 milionë përdoruesve.

Kjo do të thotë se informacioni ishte i lexueshëm dhe i kërkueshëm nga më shumë se 20,000 punonjës të Facebookut që nga viti 2012.

-Advertisement-

Facebooku ka konfirmuar tashmë dështimin tronditës të sigurisë, por këmbëngul se ka rregulluar çështjen dhe nuk ka gjetur ndonjë dëshmi se informacioni është publikuar në vende të tjera.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy