Sport

Fituan ndaj Maqedonisë së Veriut, flasin përzgjedhja Fazliu dhe tri lojtare

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 08 April 2021

Vashat e Kosovës A në ndeshjen e parë miqësore në ballafaqim me Maqedoninë e Veriut, që u zhvillua sot në Shkup, kanë triumfuar me rezultat bindës 3-1.

Futbollistet tona gjatë gjithë ndeshjes ishin më të mira, duke zotëruar plotësisht takimin.

Pas ndeshjes u prononcua përzgjedhja Fazliu dhe tri futbolliste

-Advertisement-

Afërditë Fazlija, përzgjedhëse

Këto ndeshjet miqësore janë shumë të rëndësishme dhe të mirëseardhura  sidomos kur kemi të bëjmë kryesisht me lojtare nga kampionati vendor dhe kjo është forma më e mirë për të parë cilësitë dhe mundësitë tona. Ishte një lojë e mirë, përkundër se në momente kishim zbrazëtira në mes reparteve, por në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë dhe ky ekip mundet të bëjë më mirë dhe më shumë.  Me siguri ky brumë që është dhe me disa futbolliste nga jashtë mendoj se do të kemi një Kombëtare solide për kualifikimet e ardhshme.

Dojneta Halilaj, futbolliste

Natyrisht që i gëzohem golit, të cilin ia dedikoi mbarë Kosovës dhe mendoj se bëmë një lojë të mirë. Natyrisht që besoj dhe shpresoj se edhe në ndeshjen tjetër do të angazhohemi që sërish të fitojmë.

Fleta Musaj, futbolliste

Jemi të lumtura që fituam ndeshjen e parë, sikur që me gëzon edhe fakti që arrita të shënoj gol të cilin ia dedikoi vëllait për ditëlindje dhe Kosovës. Besoj se në ndeshjen e dytë do të jemi edhe më të mira dhe do të shënojmë fitore sërish.

Feride Kastrati, futbolliste 

Gjithmonë është ndjenjë e mirë që ta përfaqësosh Kosovën, e po ashtu ndjehem e lumtur që shënova gol. Besoj se edhe në ndeshjen tjetër do të bëjmë më të mirën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera