“Fitorja nuk flet me dajën e saj”, “Nuk e ka parë nipin në 50 vitet e fundit”,”, si ishte këṛcënuar gazetarja e Infokusit nga nipi i Besnik Bislimit
Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 27 November 2024
Partia e shpresës që për afro 4 vite mandat u kthye edhe në parti të punësimeve famljare e në baza partiake duket se hallin e vetëm e ka si të “rehatojë” më shumë të afërm në institucione publike, të ndajë grante mijëra euroshe, e të “vjelë” sa më shumë të mirat që i ofron pushteti.
Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, në vitin 2021, sapo kishte nisur mandatin e dytë i ishte punësuar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë, nipi i tij, Gëzim Tosuni.
E për të arsyetuar këtë punësim ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte deklaruar se kishte “50 vite” që Bislimi nuk e kishte parë nipin e tij, i cili duket të jetë edhe më i ri se 40 vite.
“E pyeta për kureshtje (Besnikun) tha se ndoshta në 50 vjetet e fundit ndoshta e kam takuar njëherë, nuk e mbaj në mend se çfarë e ka”, kishte deklaruar ajo në Kanal10.
Tash afro katër vite në pushtet qeveria Kurti po vazhdon të përdorë arsyetime të tilla në momentin kur “po zihet me presh në dorë”, duke punësuar e duke ndarë grante për familjarët.
Një deklaratë të tillë e ka dhënë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha në “Podacast me Shkelzen Dakaj e cila nxiti reagime të shumta, shkruan Gazeta Infokus.
Ai për grantin 100 mijë euro që Ministria e Bujqësisë i ndau dajës së deputetes së LVV-së, Fitore Pacollit që njëherish është edhe kryetare e komisionit parlamentar për Bujqësi, tha se deputetja nuk flet fare me dajën e saj.
“Unë kam komuniku me Fitoren atë ditë kur e patëm seancën për buxhetin, daja i Fitores nuk fol me Fitoren. Nuk komunikojnë hiç. E veta Fitoren çka ka ndodh, tha kur e kemi pas marrë komunën me Shpend Ahmetin, objektin e parë që e kanë rrënu në Prishtinë ka qenë i dajës së Fitores. Fitorja ka qenë shefe e kabintetit të Shpend Ahmetit. Ndërtesën e parë, i ka thanë nuk muj me të ndihmu nëse është e kundërligjshme nuk kam çfarë bëj. Prej atëherë, bile në intervistën e dajës që ia jep kur e thirrin mediat, ai thotë mos më thirrni se ajo kur mu ka desht më së shumti nuk më ka ndihmu mu. Ai e ka pas për ndërtesën që ia kanë rrënu. Fitores as që i fol daja që e ka fitu një grant”, ka thënë Basha në “Podcast me Shkelzen Dakaj”.
Kjo deklaratë nxiti reagime të shumta njejt siç kishte ndodhur edhe në rastin e punësimit të nipit të Besnik Bislimit.
Madje kjo çështje kishte eskaluar deri edhe në kërcënime. I kontaktuar nga gazetarja e Gazetës Infokus, nipi i Bislimit, Gëzim Tosuni e kishte kërcënuar gazetaren të mos përdorte as edhe një deklaratë të bisedës së tij me të. Madje edhe i kishte dhënë leksione se si të bënte “gazetari”.
“Nëse keni naj pyetje mundesh me ma dërgu në email, përndryshe nëse ti çka do prej kësaj bisede e shoh ndokund nëpër gazeta do të ju padis, pasi kjo është ‘off record’, kurgjo nuk mundesh me përdor prej kësaj”, i kishte thënë Tosuni, gazetares.
Mirëpo kur ajo e kishte pyetur për emailin në mënyrë që ashtu siç kërkonte vetë Tosuni ti drejtoheshin pyetjet përmes email-it, sërish as ideja e tij nuk i kishte pëlqyer.
“Po supozoj se aty ku e ke marrë numrin e merr edhe e-mailin, nuk e di pse insiston me i bo unë punët e gazetarit, gjeje ndonjë mënyrë nuk ka kurgjo për mu e mshef”, ka thënë nipi i Besnik Bislimit.
Gëzim Tosuni në atë kohë kishte qenë profesor në Fakultetin Ekonomik, ndërkohë ka qenë dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Publik të Gjilanit ku vazhdon të ligjërojë edhe sot.
Derisa së shpejti emri i tij do të vendoset për votim në Kuvendin e Kosovës që sërish ai të jetë pjesë e Bordit në një prej institucioneve publike në vend.
LEXO EDHE: Pyetet që sa se ka parë dajën, nipi i Besnik Bislimit kërcënon me padi gazetaren
Ndërsa skandali në ministrinë e Bujqësisë nuk u ndal vetëm me një grant për dajën e deputetes Pacolli por edhe për vëllaun e saj, u ndanë edhe 100 mijë euro të tjera.
Përveç tyre grantet e ndara për familjarë e të afërm me partinë në pushtet arriti shifrën 600 mijë euro./Gazeta Infokus
Të tjera
-
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guangjusë
Duket se Champions League e Azisë është kthyer në kompeticionin e preferuar t...
-
Haradinaj: Prekazi është vendi ku merr kuptim liria
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kompleksin memorial n...
-
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kushton 338 milionë euro
Kosova për herë të parë është bërë me Strategjinë Shtetërore të Sportit 2025-...
-
“Të panevojshme” – Ministri i Kurtit kritikon ndërtimin e nënstacioneve të reja në veri
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se ndërtimi i nënst...
-
Gjenden mbetje mortore në Mitrovicës, të cilat mund të jenë të luftës së fundit
Në Suhodoll të Mitrovicës janë gjetur disa mbetje mortore të një viktime, që ...
-
“Oh Zot kur më kanë thanë, bonu e fortë se Haliti ka vdékë”- Rrëqeth gruaja e Halit Gecit, kur tregon për momentin kur kuptoi se i kishte vdékür bashkëshorti
Gruaja e Halit Gecit i cili ra dëshmor në luftën e fundit në Kosovë në një pë...
-
Haradinaj: Prekazi është vendi ku merr kuptim liria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Foru...
-
Mbyllet për publikun seanca e gjykimit për sụlmin tẹrrorist në zyrat e KKZ-së në Mitrovicë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbyllur seanca e sotme për publikun...
-
Qeveria miraton projektligjin për “Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për “Lojërat M...
-
Aksion në 14 lokacione, policia arreston 20 persona
Prokuroria Speciale e Kosovës ka zhvilluar aksion, nga hetuesit e Drejtorisë ...
-
Qeveria emëron një komision për përzgjedhjen e kryeinspektorit shëndetësor, Vitia s’i përmend emrat e anëtarëve
Qeveria e ka miratuar emërimin e një komisioni ‘ad-hoc’ për “vlerësimin profe...
-
Ngritet aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm veprimtarinë mjekësore
Është ngritur aktakuzë ndaj personave nga ana e Prokurorisë Themelore të Priz...