Sport

Fitorja ndaj Francës, Eriksen: Desh e pësuam në disa raste, por e kontrolluam mirë lojën

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 26 September 2022

Danimarka ishte surpriza e mbrëmjes së dielë në ndeshjet e Nations League, ndërsa fitoi me rezultatin 2-0 ndaj kampionëve në fuqi të Botës.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, mesfushori danez Christian Eriksen theksoi se ekipi i tyre bëri një ndeshje të mirë dhe kishte kontroll të lojës.

“Mendoj se kemi luajtur një ndeshje të mirë, duke marrë parasysh gjithçka, dhe mendoj se kemi pasur kontroll lojës. Për pak e pësuam në disa raste, por është pothuajse e pamundur ta shmangësh atë gjë kundër Francës. Në fund të fundit ne ishim shumë mirë.”-tha ndër të tjera lojtari i Manchester United.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera