Lajme

Fitore Pacolli demaskohet keq në një postim të paqëllimshëm në Facebook (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 31 May 2017

Dikur shefe e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, e tash deputete në listën e Vetëvendosjes. Fitore Pacolli ia ka huqur me një postim të saj në Facebook.

Duke dashur t’ia dërgojë dikujt një mesazh për sponsorizim të faqes së saj tashmë si kandidate për deputete, Pacolli pa dashje e ka shpërndarë te miqtë “bisedën” si status publik.

Pacolli, duke dashur t’i shkruajë dikujt në “chat”, e ka postuar gabimisht në Facebook një fjali me të cilën ftonte që një faqe të hapej dhe të bëhej “sponsored” në Facebook. Nuk dihet për cilën faqe bëhej fjalë.

-Advertisement-

Postimi është bërë më 27 maj.

Megjithatë, këtë gabim e ka korrigjuar shpejt deputetja e VV-së.

Ajo tashmë e ka fshirë statusin i cili ishte destinuar fillimisht për një bisedë private.

Express ka arritur ta sigurojë foton e statusit që ajo ka fshirë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera