Sport

Fitojnë Juventus dhe Roma

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 05 November 2017

Juventus dhe Roma kanë vazhduar me fitore në Serie A, pasi kanë mposhtur Beneventon, përkatësisht Fiorentinën

Juventus ka shënuar fitore të vështirë prej 2:1 ndaj Beneventos, për të rimarrë vendin e dytë në Serie A.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Ciciretti në pjesën e parë, por vendësit në pjesën e dytë u përgjigjen me golat e Higuain dhe Cuadrado.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Juventus merr vendin e dytë më 31 pikë, një më pak se sa Napoli në vendin e parë.

Fitore ka shënuar edhe Roma, që në udhëtim ka mposhtur Fiorentinan me rezultat 2:4.

Golat për Romën i shënuan Gerson dy, Manolas dhe Perotti, ndërsa për Fiorentinan shënuan Veretout dhe Simeone.

Pas kësaj fitoreje Roma mbetet në vendin e pestë më 27 pikë, por me një takim më pak të zhvilluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera