Lajme

Fitim Uka i VV-së: Mbrëmë ishte seanca ime e fundit dhe fundi i rrugëtimit politik

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 06 December 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se mbrëmë ishte seanca e tij fundit në Kuvendin e Kosovës dhe fundi i karrierës së tij politike.

Uka u shpreh mirënjohës teksa i falënderoi të gjithë ata që e mbështeten dhe e përkrahen gjatë rrugëtimit të tij, të cilin e quajti të vështirë dhe plot befasi.

“Faleminderit, më falni dhe mirupafshim. Mbrëmë ishte seanca ime e fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe, rrjedhimisht, edhe fundi i rrugëtimit tim politik. Ndihem thellësisht mirënjohës dhe dua t’ju shpreh falënderimet më të sinqerta të gjithë atyre që më kanë mbështetur dhe përkrahur gjatë këtij rrugëtimi të vështirë dhe plot befasi.”

-Advertisement-

Poashtu Uka tutje shtoi se po ndahet nga politika dhe do të vazhdojë me pasionin e tij që është mësimdhënia, dhe kërkoi ndjesë nësë nuk ka arritur të përfaqësoj denjësisht.

“Njëherësh, ju kërkoj ndjesë për çdo rast kur nuk kam arritur t’ju përfaqësoj denjësisht, ashtu siç e keni merituar ju dhe mbështetja juaj. Po ndahem nga politika, po ua liroj këtë rrugë dhe do të vazhdoj me pasionin tim të kahershëm dhe të përhershëm, psikologjinë, si dhe me obligimin më kuptimplotë, që është mësimdhënia.Po ua lë juve vlerësimet dhe disa të tjerëve (para)gjykimet, ndërsa mua më duhet kohë për të reflektuar mbi këtë përvojë dhe mësimet e nxjerra.”, ka shkruar Uka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera