Fokus

“FIT-i lụftoi me Radojiçiqin” Rashit Qalaj tregon për një rast kur njësitet speciale të policisë patën konfrontim të armatosur me Milan Radojiçiqin

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 08 October 2024

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus, ka treguar për një rast kur njësitet speciale të Policisë kanë pasur një konfrontim të armatosur me kriminelin serb Milan Radojiçiq dhe me grupin e tij.

Qalaj ka kujtuar se konfrontimi ndodhi në shtëpinë e Radojiçiq në veri të vendit.

 

-Advertisement-

 

“Ju e dini që poashtu në kohën time është bërë një aksion tentim arrestimi i Milan Radojiçiqit, ku njësia speciale, NJSI-ja apo FIT ka luftuar, ka hasur në zjarrë nga truproje dhe kriminelë të ndryshëm tek shtëpia e Milan Radojiçiqit, sigurisht policia iu është kundërvënë me zjarr dhe aty ka pasur bukur disa luftime, mirëpo ai ka arritur që të arratiset dhe të ikë në Serbi dhe që nga atëherë, nëse nuk gaboj vitit 2018 – 2019, ai ka qenë në arrati, nuk ka qenë në Kosovë. Pastaj normalisht ka hyrë në sistemin e kërkimit meqënëse iu ka lëshu urdhërarresti dhe për një kohë ai nuk ka qenë në Kosovë. Villa është ndërtuar në kohën e qeverisë Kurti. E keni parë në aktakuzë që kjo villë është ndërtuar në vitin 2021, është tentuar nga eksponentë të Vetëvendosjes, nga deputetë në studio televizive që të propagandohet që kjo villë është ndërtuar më herët, në kohët e ish-qeverive siç ata e quajnë, mirëpo doli në aktakuzë dhe është e specifikuar që kjo villë ka filluar të ndërtohet në vitin 2021 deri në vitin 2023”, ka theksuar Qalaj.

 

 

Ai në këtë intervistë ka akuzuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për ndërhyrje në përgjegjësitë e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës. /Gazeta Infokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera