Fokus

Fisnik Ismaili për pushtetin aktual: E ka përdorë emrin e UÇK-së me ardhë në pushtet, e sot mundohet me e minimizu në mënyra tinëzare

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 08 March 2024

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit ideator i monumentit të Pavarësisë së Kosovës “NEWBORN”, Fisnik Ismaili ishte i ftuar në ‘Podcast me Shkelzen Dakaj’

Ismaili nuk i ka kursyer kritikat për qeverisjen aktuale në Kosovë, duke thënë se pushteti aktual e ka përdorur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për të ardhë në pushtet, derisa tani sipas tij sot po mundohet ta minimizojë.

“Mu po më dhem që qeky pushteti aktual në emër të UCK-së, e ka përdorë emrin e UÇK-së me ardhë në pushtet sot mundohet me e minimizu në mënyrat ma tinëzare”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Gjithashtu në këtë podcast, ish-deputeti i LVV-së përmendi 17 shkurtin e vitit 2021, ku delegacioni i Albin Kurtit në Ditën e Pavarësisë nuk vizitoi monumentin “NEËBORN”.

“A e din çka u kon dhimta ma e madhe, më 17 shkurt në ora tetë të mëngjesit ka ardhë delegacioni i qeverisë së re, me kryeministrin e posa emëruar edhe më presidenten e posa emëruar te përmendorja e heroinave që është përballë NEWBORN-it, jon dalë, ju kanë afru, kanë bo homazh aty, kanë hypë në kerre kanë vazhdu. Nuk jon ndalë një sekond të vetëm me ja kallxu një pikë respekti NEWBORN-it të qatij viti që iu ka kushtu Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh Ismaili.

Deklarata e plotë:

/GazetaInfokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera