Sport

Firmino dhuroi 66 mijë euro për të shpëtuar jetën dy tifozëve me sëmundje të rrallë gjenetike

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 08 August 2018

Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino, ka treguar se nuk është vetëm lojtar, por edhe njeri i madh.

Braziliani dhe gruaja e tij, Larissa Pereira, kanë dhuruar shumën e nevojshme të parave për të shpëtuar jetën dy tifozëve të vegjël që vuanin nga një sëmundje e rrallë gjenetike.

Shuma që çifti dhuruar ishte 60 mijë funte (66.6 mijë euro) dhe për këtë gjest publiku u njoftua nga një postim falënderues i familjarëve në rrjete sociale.

-Advertisement-

Joao de Amorim gjashtë vjeçar dhe Miguel de Amorim vetëm 11 muajsh, janë vëllezërit që do t’i jenë gjithmonë falënderues çiftit Firmino.

Familjes braziliani i duheshin 59.132 funte, për të arritur shumë e nevojshme 825,000 funte (915.762 euro).

Normalisht që ky gjest i bukur u komentua shumë në rrjete sociale nga tifozët të cilët e shpërndan lajmin me fjalët më të mira të mundshme.

Firmono në sezonin e kaluar shënoi 27 gola në 54 paraqitje, duke u bërë kështu një nga lojtarët më të pëlqyer te klubi nga Anfieldi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera