Sport

Fiorentina nuk ndalet në merkato, nisin kontaktet me yllin e Italisë

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 22 August 2019

Fiorentina nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato, teksa vetëm pak kohë më parë zyrtarizoi afrimin e Frenk Riberi, dhe tani interesohet për një lojtar tjetër.

Bëhet fjalë për sulmuesin e djathtë të Sasuolos, Domeniko Berardi, i cili është një nga lojtarët më të spikatur në Serie A. 25-vjeçari vlerësohet rreth 30 milionë euro nga klubi i tij, dhe nuk pranojnë asnjë ofertë poshtë kësaj shume.
Sipas asaj që shkruan “Calciomercato.com”, drejtuesit e Fiorentinës kanë ofruar 25 milionë euro dhe shpresojnë se do të arrijnë një marrëveshje për transferimin e lojtarit të “Artemio Franki”.

Gjithashtu klubi vjollcë mund të fusë në marrëveshje edhe njërin nga Xhovani Simeone ose Marko Benasi, për të mbërritur Berardi, megjithëse Sasuolo kërkon vetëm para për ta lënë të lirë sulmuesin italian.

-Advertisement-

Edhe lojtari ka dhënë miratimin tij për tu bashkuar me ekipin e Montelës, pasi duket i bindur me projektin e klubit nga Firence.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera