Lajme

Finlanda e Suedia të mërkurën aplikojnë për anëtarësim në NATO

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 17 May 2022

Finlanda dhe Suedia do të dorëzojnë aplikimin e tyre për NATO të mërkurën, njoftoi kryeministrja suedeze Magdalena Andersson gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinistö sot në Stokholm.

“Demokracia ka fituar. E gjithë kjo pranverë ka qenë një triumf për demokracinë në Finlandë,” ,” tha Niinistö , duke iu referuar mbështetjes së madhe që aplikimi i Finlandës për NATO ka marrë sot në parlament dhe në mesin e popullit finlandez.

“Suedia po pret gjithashtu të punojë së bashku me Turqinë brenda NATO-s,” tha kryeministrja suedeze Andersson.

-Advertisement-

Parlamenti finlandez votoi sot për t’u bashkuar me NATO-n me një shumicë dërrmuese prej më shumë se 95 për qind të votave, duke i lejuar Helsinkit të dërgojë një aplikim zyrtar për anëtarësim në selinë e Aleancës.

Në të njëjtën ditë, ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde nënshkroi kërkesën e vendit të saj për anëtarësim në NATO.

Megjithëse Finlanda dhe Suedia janë historikisht neutrale, pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar rrënjësisht opinionin publik drejt anëtarësimit në një aleancë ushtarake. Me përjashtim të Ankarasë, anëtarët e tjerë të NATO-s mbështesin kandidaturën e dy vendeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera