Financimi i dyshimtë i fushatave të partive politike
Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 29 May 2017
Mungesa e transparencës financiare të subjekteve politike ka ngritur dilema të mëdha te përfaqësuesit e shoqërisë civile sa i përket mënyrës së financimit, përfshirë edhe fushatat zgjedhore.
Ata thonë se partitë politike bëjnë shpenzime shumë më të mëdha financiare, krahasuar me mjetet që atyre iu ndahen nga buxheti i Kosovës në çdo vit.
Në vit, partive politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës nga buxheti i Kosovës, u ndahen më shumë se 4 milionë euro.
Por, kjo shumë atyre u ndahet më pas mbi bazën e përfaqësimit të numrit të ulëseve të fituara në Kuvend për një mandat.
Petrit Zogaj, analist dhe drejtor ekzekutiv i organizatës “Fol”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se në vazhdimësi ka pasur mungesë të shpjegimit nga ana e partive politike për burimet e financimit.
“Nuk besoj që mjetet financiare të buxhetit të Kosovës që ndahen për partitë politike janë ato që partitë politike shpenzojnë dhe të njëjtat janë të mjaftueshme për to. Partitë politike në vazhdimësi kanë hezitim të bëjnë auditime për shpenzimet e tyre”.
“Problemi më i madh i financimit të partive politike është gjatë kalendarit zgjedhor, ku çdo herë ka pasur probleme me transparencën e këtyre financave që partitë politike kanë dhe mungesën e shpjegimit të burimeve nga vinë”, thekson Zogaj.
Mungesa e llogaridhënies nga partitë politike rreth financimit të tyre, kryesisht të fushatave zgjedhore, sipas Zogajt, ‘ka të bëjë me atë se brenda këtyre financave të panjohura të partive politike ka diçka të dyshimtë’.
“Arsyeja pse partitë politike nuk janë transparent është se ka diçka për të fshehur para publikut, ka diçka të jashtëligjshme brenda subjektit apo ka diçka që organet e pavarura mund të iniciojnë procedura hetimore. Pra, ka të bëjë me mjete që janë të dyshimta, me mjetet që mund të jenë të krimit të organizuar, mjete që mundohen të hynë në sistem financiar jashtëligjshëm. Ky është problemi pse një subjekt politik nuk dëshiron të jetë transparent”, thekson Zogaj.
Financimi transparent i partive politike ka qenë në vazhdimësi kërkesë edhe e Bashkimit Evropian dhe përsëritet nëpër Raportet e Progresit që publikon Komisioni Evropian.
Ndërkohë, të hënën iniciuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim, subjektet politike në Kosovë kanë nënshkruar deklaratën për rritje të transparencës dhe llogaridhënies financiare gjatë fushatës zgjedhore.
Me nënshkrimin e kësaj deklarate, partitë politike zotohen se do t’i bëjnë publike raportet e tyre financiare me kohë ashtu siç parashihet me Ligjin mbi Financimin e Partive Politike.
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Demokraci për Zhvillim, Shpend Emini, ka thënë se mungesa e auditimit të financave të partive politike është e dëmshme për proceset demokratike në Kosovë.
“Ne si shoqëri civile kemi kritikuar vonesat që bëhen në proceset e auditimit të financave të partive politike. Kryerja e auditimit kontrollit dhe zbardhja e fondeve të financimit të partive politike do të ishte një hap i madh drejt transparencës dhe llogaridhënies të partive politike”, thekson Emini.
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...