Lajme

Filozofi shqiptar: Ushtarët e FSK’së që po na ndihmojnë, paguanin taksë kur vinin për ushtrime tek ne

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 30 November 2019

Përveç pikave kufitare, komunikimin dhe lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë e ka vështirësuar jashtë mase edhe trau e taksa e vendosur në Rrugën e Kombit.

Çështja e kësaj takse është riaktualizuar pas tërmetit të 26 nëntorit që tronditi Durrësin me rrethinë, pasi që shqiptarët nga Kosova që dërgonin vullnetarisht ndihma për banorët në zonat e prekura, fillimisht ishin detyruar që ta paguanin këtë taksë.

Raportimet e shumta në media për këtë skandal, kishin detyruar Shefqet Kastratin, që të lironte nga pagesa të gjitha makinat të cilat udhëtonin drejt Shqipërisë me qëllim të dërgimit të ndihmave.

-Advertisement-

Ky vendim i Kastratit fillimisht kishte zemëruar Edi Ramën i cili ngulte këmbë që taksa të mos hiqej, pasi sipas tij ata që do të sillnin ndihma në Shqipëri janë në gjendje të paguajnë edhe taksën prej 5 eurove.

Sipas Ramës patriotët e vërtetë janë ata që paguajnë taksat. E për çështjen e taksimit të kosovarëve nga kompania e oligarkut, Shefqet Kastrati, ka reaguar i irrituar dhe profesori shqiptar i Filozofisë, Elvis Hoxha.

Hoxha fillimisht ka rikujtuar edhe faktin që Forcat e Sigurisë së Kosovës janë detyruar që ta paguajnë taksën rrugore sa herë që kanë shkuar në Shqipëri për të kryer ushtrime.

Tutje Hoxha ka thënë se shqiptarët e Kosovës kanë hapur dyert për të strehuar të prekurit nga tërmetet, ndërkohë kompania e Shefqet Kastratit i detyron ata të paguajnë për të vajtur në Shqipëri që të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti.

“Do të thotë shqiptari i Kosovës i thotë të kam hapur dyert, s’do paguash asgjë te unë, do hash me gjepin tim, ndërkohë shqiptari Kastrat i thotë t’i do paguash gjobën te unë për t’u bashkuar me shqiptarin tjetër. E kuptoni ku jemi ne..!”, ka thënë Hoxha në Interaktiv të KTV’së.

Hoxha përveç tjerash ka folur edhe për atë se si tërmeti i rënë më 26 nëntor ka treguar se në Shqipëri nuk ka shtet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera