Lajme

Fillon gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 03 April 2023

Sa po ka filluar gjykimi i ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, pas afro dy vitesh nga arrestimi i tyre, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sot seanca e gjykimit ka filluar për ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, po ashtu edhe për Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Ndërsa në ditët në vazhdim pritet të fillojë gjykimi edhe ndaj të akuzuarve të tjerë që po mbahen në paraburgim në Hagë, Jakup Krasniqin e Pjetwr Shalwn, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Para Gjykatës Speciale në Hagë po ashtu sot do të mbahet një protestë nga shqiptarët e diasporës.

Kujtojmë se të dielën në Prishtinë u mbajt marshi në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së, në kërkim të drejtësisë një ditë para fillimit të gjykimit ndaj tyre.

Sipas të dhënave pjesëmarrja në këtë protestë ishte masive , apo 100 mijë qytetarë ia mësynë shesheve të Prishtinës në “Marshin për Drejtësi”./Gazeta Infokus/

Këtu mund ta ndiqni drejtpërdrejtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera