Filloi trajnimi i klubeve për ndryshimet e regjistrimit në FIFA Connect

Autori: Gazeta inFokus
17:06 | 25 June 2018
Në Federatën e Futbollit e Kosovës sot ka nisur trajnimin rreth ndryshimeve në sistemin e regjistrimit FIFA Connect, shkruan GazetaFokus.
Në trajnimin e kësaj dite janë përfshirë përfaqësuesit, përkatësisht administratorët e klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë. Në fillim të pranishmit i ka përshëndetur zv.sekretari z. Arianit Ahmeti, i cila ka thënë se FFK-ja do t’i jap gjithmonë rëndësi profesionalizimit të klubeve dhe do t’i mbajë të njohur me të gjitha arritjet dhe ndryshimet që bëhen për lehtësimin e funksionimit e me këtë rast edhe për ndryshimet e fundit në statusin e lojtarit, listën e dokumenteve si dhe ndryshime të tjera”.
Më pastaj shefi i IT, z. Dardan Sadiku në bashkëpunim me Shefin për licencim z. Adem Çollakaj në hollësi i kanë bërë të ditura ndryshimet dhe mënyrën se si t’i qasen më lehtë dhe më mirë këtyre ndryshimeve që janë më të avansuara. Sipas z. Sadiku këto trajnime janë të mirëseardhura për klubet dhe tash kemi një orar të trajnimeve që do të organizojmë edhe nëpër rajone që t’ua lehtësojmë sadopak punën klubeve, por që nevojitet një seriozitet i tyre që të marrin pjesë në këto trajnime në mënyrë që të kemi më pak probleme gjatë licencimit të klubeve për edicionin e ri të garave.
Orari i trajnimeve
• 25 Qershor – Klubet e Superligës dhe Ligës së parë
– Trajnimi mbahet në zyrat e FFK-së.
• 26 Qershor- Lidhja Rajonale e Prishtinës
– Klubet e Ligës së Dytë, klubet e futsallit, klubet e femrave dhe shkollat e futbollit
– Trajnimi mbahet në zyrat e FFK-së.
• 27 Qershor- Lidhja Rajonale e Mitrovicës
– Klubet e Ligës së dytë, klubet e futsallit, klubet e femrave dhe shkollat e futbollit
• 28 Qershor-Lidhja Rajonale e Prizrenit
– Klubet e Ligës së dytë, klubet e futsallit, klubet e femrave dhe shkollat e futbollit
• 29 Qershor- Lidhja Rajonale e Gjilanit
– Klubet e Ligës së dytë, klubet e futsallit, klubet e femrave dhe shkollat e futbollit
• 30 Qershor- Lidhja Rajonale e Ferizajit
– Klubet e Ligës së dytë, klubet e futsallit, klubet e femrave dhe shkollat e futbollit
• 2 Korrik – Lidhja Rajonale e Gjakovës
– Klubet e Ligës së dytë, klubet e futsallit, klubet e femrave dhe shkollat e futbollit
• 3 Korrik – Lidhja Rajonale e Pejës
– Klubet e Ligës së dytë, klubet e futsallit, klubet e femrave dhe shkollat e futbollit
Trajnimet fillojnë në ora 10:00, si dhe të ftuar janë administratorët e klubeve.

Të tjera
-
NISMA abstenon sërish për Albulena Haxhiu kryeparlamentare
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuv...
-
Haxhiu dështon përsëri të zgjidhet kryeparlamentare, ndërpritet seanca
Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ta emëruar si kryetare të Kuvendit të K...
-
VV propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryeparlamentare
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuv...
-
Arbër Rexhaj tregon nëse do të propozohet një emër tjetër në vend të Albulena Haxhiut
Deputeti i zgjedhur nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha, ka folur...
-
Nis seanca e Kuvendit, 117 deputetë në sallë
Ka filluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për të herë të pestë sot ...
-
Veton Berisha: Deputetët t’i thërrasin mendjes nuk shkohet kështu me bllokadë të pafundshme
Deputeti Veton Berisha është deklaruar për media pak para fillimit të seancës...
-
Lumir Abdixhiku tregon se do të padisin Albin Kurtin, kjo është arsyeja
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shprehur pa...
-
Haradinaj tregon pse kanë propozuar Saranda Bogujvecin, tregon nëse Duda Balje është bërë pjesë e grupit parlamentar të AAK-së
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se nuk kanë ndërruar qëndrim sa i përket...
-
“Avni Dehari nuk ka asnjë rol tjetër përveç për procedurën e seancës”, Haziri tregon a po marrin pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga VV
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, është shprehur para vazhdimitë të seancës ko...
-
“Ndoshta e votojmë”, Emilija Rexhepi hedh dyshime mbi votën e saj para nisjes së seancës konstituive
Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi, e cila kishte konfirmuar votën e saj për ...
-
Për çfarë po konsultohet LVV-ja me partitë tjera? Haxhiu thotë se mbajnë “qëndrimin e njëjtë”
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu konfirmoi se kanë n...
-
“Cili ngërç”, Sveçla s’tregon nëse kanë bërë ndonjë marrëveshje për votimin e Albulena Haxhiut
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është shprehur i habitur nga...