Fun & Video

Filloi dhjetori: Top dhjetë faktet për muajin e festave të fundvitit

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 01 December 2017

Muaji i fundit i vitit ka filluar sot, dhe ndoshta është ide e mirë të flasim për disa fakte të këtij muaji.

Telegrafi më poshtë ju sjellë disa nga faktet më interesante të këtij muaji, i cili karakterizohet me festa të ndryshme!

1. Muaji dhjetor ka marrë emrin nga fjala latine “decem” që ka kuptimin 10, pasi që dhjetori ishte muaji i 10’të në kalendarin e lashtë romak.

-Advertisement-

2. Dhjetori është muaji ku shumica e propozimeve për martesë pranohen. Shumica e këtyre propozimeve bëhen një javë para Krishtlindjeve.

3. I vetmi film me fjalën “Dhjetor” në titull që ka fituar çmimin Oskar ishte ‘December 7th’, dokumentar i vitit 1943 rreth Pearl Harbor-it, dhe me regji nga John Ford.

4. Dhjetori është muaji më i zënë për tërheqje të parave cash nga bankomatët në Mbretërinë e Bashkuar. Rreth 11 miliardë funte tërhiqen vetëm gjatë këtij muaji.

5. Një parashikim kalendarik thotë se nëse bie borë në ditën e Krishtlindjeve, dita e Pashkëve do të jetë e ngrohët, e gjelbër dhe me plot diell!

6. Shën Nikollasi, i cili më vonë do të njihej botërisht si Babadimri, fillimisht kishte qenë shenjtor mbrojtës i fëmijëve, hajdutëve dhe fajdexhinjve!

7. Pema e parë artificiale e Krishtlindjeve (bredhi) ishte ndërtuar në Gjermani.

8. Dekorimet e zakonshme të bredhit kanë domethënie specifike religjioze. Qirinjtë – dritën e botës; ndërsa Ylli në maje është rikujtues i natës së parë të Krishtlindjeve.

9. Kënga e famshme “Jingle Bells” ishte kompozuar në vitin 1857, dhe jo për Krishtlindje – ajo ishte krijuar si këngë e Ditës së Falënderimeve.

10. Një legjendë e lashtë thotë se kafshët e pyllit mund të flasin gjuhën e njerëzve në natën para Krishtlindjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera