Auto&Tech

FIFA 18 mund të provohet falas

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 18 September 2017

FIFA 18 dhe PES 2018 do të nisin nga shtatori luftën e përvitshme mes tyre për të rrëmbyer fronin e video-lojës më të mirë të futbollit në botë.

PES 2018 ka dalë tashmë në treg, ndërsa FIFA 18, që do të dalë në shitje në fund të shtatorit, ka nxjerrë falas versionin “demo”.

Nëse keni PlayStation 4, Xbox One ose PC mund ta shkarkoni versionin fillestar të lojës më të re të futbollit, që do të përfshijë 12 skuadra (Real Madrid, Atlético Madrid, Manchester United, Man. City, Juventus, Bayern, PSG, Los Angeles Galaxy, Toronto, Boca Juniors, Guadalajara dhe Vissel Kobe) dhe 4 stadiume (Santiago Bernabeu, La Bombonera, StubHub Center dhe King Fahd Stadium).

-Advertisement-

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy