Lajme

Fieth: Në Maqedoni mund të përsëritet 2001-shi

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 30 April 2017

Nacionalistët maqedonas po “luajnë me zjarrin” duke refuzuar të dorëzojnë pushtetin paralajmëron ish negociatori për paqen gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni, Pieter Feith.

Duke komentuar zhvillimet e fundit në vend përfshirë dhunën brutale ndaj deputetëve në kuvend, Feith ka theksuar se gjendja e sigurisë është sërish në rrezik.

“Mos e dhëntë Zoti, por hapi i ardhshëm që mund të imagjinoj është të rroken armët si në 2001-shin, e nëse kjo ndodh do të gjendemi shumë shpejt në prag të një lufte civile”, ka thënë Feith në një deklaratë për “Reuters”.

-Advertisement-

Diplomati holandez gjithashtu ka sugjeruar se Brukseli, jo vetëm që duhet të marrë në konsideratë vendosjen e sanksioneve, si ndalimi i udhëtimit apo masa financiare që të shënjestrojnë drejtpërdrejt udhëheqjen e VMRO-së, por edhe të mendojë bllokimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë për t’i dhënë fund këtij ngërçi të rrezikshëm.

Ndërkaq diplomati suedez Karl Bildt, i cili pak kohë më parë vizitoi vendin në përpjekje për të shoshitur mosmarrëveshjet mes palëve, ka theksuar se konflikti në Maqedoni nuk është etnik por konflikt për pushtet dhe korrupsion. Megjithatë Bild ka shtuar se frika etnike tani po shfrytëzohet fuqishëm në këtë betejë gjë që është shumë e rrezikshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera