Lajme

FH: Personat LGBT+ në Kosovë detyrohen të fshehin orientimin seksual

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 21 April 2022

Freedom House ka publikuar raportin për Kosovën të vitit 2022 ku mes tjerash flitet edhe për përjashtimin që ua bën Kodi Civil i Kosovës martesave të gjinisë së njëjtë.

Në raport thuhet se personat LGBT+ detyrohen ta fshehin orientimin e tyre seksual, raporton Gazeta Express.

“Personat LGBT+ përballen me presionin social për të fshehur orientimin e tyre seksual ose identitetin gjinor dhe përballen me pengesa për të bërë ndryshime ligjore për këtë të fundit. Kodi Civil i

-Advertisement-

Kosovës përjashton partneritetin e të njëjtit seks nga njohja ligjore”, thuhet në raport.

Kodi i Ri Civil i Kosovës dështoi të miratohet në Kuvend para një muaji, 29 deputetë nga 61 të sa votuan ishin kundër ndërkaq 28 ishin për.

Përgjatë seancës së Kuvendit ku diskutohej edhe për martesat e gjinisë së njëjtë në kuadër të Kodit Civil, pati polemika të ashpra.

Labinotë Demi – Murtezi deklaroi se me votën e saj kundër këtij projekt – kodi synon “ta mbrojë moralin publik”.

“Çdo lidhje jashtë këtij kombinimi konsiderohet shthurje dhe degjenerim moral. Deklaroj votën time kundër në formën se si ka ardhur ky kod civil, prandaj i them po martesës tradicionale, mbrojtës së moralit publik, mbrojtjes së shëndetit publik dhe mbi të gjitha mbrojtjes së interesit më të mirë të fëmijëve”, tha ndër të tjera ajo.

Kundër projekt -kodit civil u shpreh edhe deputeti i VV-së, Eman Rrahmani. Sipas tij angazhimi i tij politik ka domethënie në momentin kur ai del kundër të drejtave të komunitetit LGBTI.

“E kisha lutë ministren e Drejtësisë (Albulena Haxhiu) shumë sinqerisht që ta tërheq këtë projekt-kod sot, t’i largojë këto dy pika dhe të vie pa këto dy pika. Unë edhe atëherë do të jem kundër. Kjo nuk ka të bëjë me vullnetin tim, me angazhimin tim politik, me atë për çfarë jam unë këtu”, tha ai në Kuvend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera