Sport

Flet Ismet Munishi pas asaj fitoreje spektakolare te Ballkanit ndaj Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 28 October 2020

Ballkani e ka fituar derbin e javës së 9-të në Superligë ndaj Prishtinës në mënyrë spektakolare, shkruan Gazeta inFokus.

Suharekasit i kanë mposhtur kryeqytetasit me përmbysje rezultati në minutat e fundit të takimit.

‘Bardhekaltërit’ ishin duke fituar deri në minutën e 88’ me golin e shënuar nga Otto John (34’), ndërsa heroi i ‘portokallinjve’, Mevlan Zeka realizoi dy gola të shpejtë për ti siguruar tri pikë të rëndësishme Ballkanit.

-Advertisement-

Në minutën e 88’ dhe 90+6’ shënoi dy golat e tij sulmuesi gjakovar.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili ka thënë se Prishtina kishte ardhur për tu mbrojtur.

Tutje ai tha se Ballkani po tregon se është një skuadër spektakolare, duke mos harruar ti kërkoj fjale tifozëve për humbjen nga Trepça’ 89, të cilët edhe i uroi për fitoren.

“Kundërshtari kishte ardhur të mbrohej dhe kjo u pa nga minuta e parë. Na dënoi përmes kundërzbritjeve, ndërkohë që ne u rikthyem pas një angazhimi dhe dëshire të madhe që patëm për fitore. Ballkani po tregon që është një skuadër spektakolare, madje edhe atëherë kur humbet. Shfrytëzoj rastin t’u kërkoj falje tifozëve suharekas për disfatën e kaluar ndaj Trepçës ’89 dhe njëherit ta uroj këtë skuadër, pasi që nuk e kam patur mundësinë më herët për ta bërë një gjë të tillë”, deklaroi Munishi për Art Sport.

Pas kësaj fitoreje Ballkani kryeson Superligën me 22 pikë të arkëtuara pas 9-të ndeshjeve të zhvilluara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera