FFK vjen me telegram ngushëllimi për familjarët e Berat Rexhës
Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 02 March 2021
Gjatë ditës së sotme ka vdekur Berat Rexha, përqafuesi i tifo grupit ‘Dardanët’ në Skoci, shkruan Gazeta inFokus.
Federata e Futbollit të Kosovës ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjarët e të ndjerit, si dhe tërë ‘Dardanët’.
Me poshtë gjeni telegramin e publikuar nga FFK./Gazeta inFokus/
Prishtinë, 2 mars, 2021
E nderuara familje e Berat Rexhës!
Të nderuar drejtues dhe anëtarë të grupit të tifozëve “Dardanët”!
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe anëtarit të grupit të tifozëve “Dardanët”, Berat Rexha, andaj në këto momente të vështira për Ju, më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.
Berati ishte shembull se si duhet të mbështetet Kombëtarja e Kosovës. Ai ishte shumë i lidhur emocionalisht me Kombëtaren dhe futbollin e Kosovës në përgjithësi.Edhe pse larg atdheut, Berati gjeti mënyrën më të mirë të mundshme për të dhënë kontributin e tij për Kosovën, duke qenë përfaqësues i grupit të tifozëve “Dardanët” në Skoci, të cilët me organizimet e tyre mahnitën mbarë opinionin futbolldashës.
Dashurinë e madhe për atdheun e dëshmoi vazhdimisht, duke qenë përherë afër djelmoshave tanë të Kombëtares, pa marrë parasysh se ku zhvilloheshin ndeshjet.
Familja e humbi njeriun më të dashur, derisa “Dardanët” dhe Kombëtarja jonë humbi një tifoz besnik dhe plot energji pozitive.
I përjetshëm kujtimi për Beratin!
Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së
Të tjera
-
Rrëshqiti gomat gjatë lëvizjes, 27-vjeçari gjobitet me 150 euro dhe një pikë negative
Një 27-vjeçari në Ferizaj i është shqiptuar një gjobë prej 150 euro dhe një p...
-
Hamza takon bizneset në Shtime: Korporatat lirohen 5 deri në 10 vite nga tatimi në fitim, nëse investojnë mbi 500 mijë euro apo punësojnë mbi 50 punëtorë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar dhjetëra bizn...
-
Ramadani: Situata politike ka evoluar, vetëm pushteti është përgjysmuar, opozita është dyfishuar
Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë, ish kryeinspektor i Agjencisë...
-
Haradinaj: Për të fituar Kosova, duhet ta heqim mashtruesin – shko Albin
Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 e hapi ...
-
Rohde: Përparimi në dialog, e vetmja rrugë drejt BE-së
Përparimi i mëtejshëm në dialog është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe ...
-
Më i zëshmi i AAK-së ia mësyn sërish Kuvendit, Besnik Tahiri garon me numër 10
Besnik Tahiri, nënkryetar i AAK-së, aktualisht edhe kryetar i Grupit Parlamen...
-
Daut Haradinaj çon në këmbë qytetarët në tubimin e nisjes të fushatës së AAK-së
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ...
-
Osmani flet me kryetarin e Bujanocit për lehtësimin e procedurave të shtetësisë për qytetarët nga Lugina
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komunës së Bujan...
-
Koalicioni i AAK-së mbush plot sallën 1 tetori në nisjen zyrtare të fushatës
Lista e Koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma Socialdemokrate ...
-
Arton Demhasaj zëri i shoqërisë civile me numër 35, i futet garës në AAK
Njëri ndër zërat e fuqishëm i cili për vite me radhë dha një kontribut të jas...
-
Zëri i fuqishëm i rinisë, Kushtrim Xhemaili kandidon me numër 66 në listën e AAK-së
Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Harad...
-
Nga lufta për liri tek mjekësia, kandidati i AAK-së, Haxhi Ibishi synon të ndryshojë Kosovën
Doktori i njohur kosovar, Haxhi Ibishi është një prej kandidatëve për deputet...