Sport

FFK me vendim të papritur për Gëzim Rusin

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 29 September 2017

Skuadra e Gjilanit ka marrë një lajm të mirë nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

 Sulmuesi ferizajas i Gjilanit, ishte dënuar me tre muaj ndalesë loje nga FFK pas gjestit jo sportiv në sfidën ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.

Por klubi bardh e kuq ishte ankuar në shtëpinë më të madhet ë futbollit kosovar për uljen e dënimit.

Dhe në fund gjilanasit ia dolën që të zbusin dënimin e sulmuesit anësorë.

-Advertisement-

FFK ka marrë vendim që dënimi i Rusit të zbritet në tri ndeshje mos lojë.

Kësisoj ish-anëtari i Ferizaj do të jetë i gatshëm për Gjilanin pas ndeshjes me Flamurtarin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera