FFK vazhdon të shënoj rritje në prezencën e saj në shtëpinë Evropiane të futbollit
Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 19 March 2019
Pas emërimit të mëhershëm të presidentit të ndjerë të Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit në komisionin për futboll të UEFA-së dhe të sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu në komisionin ligjor, UEFA-ja ka mundësuar edhe një pozitë të rëndësishme për futbollin kosovar brenda komisioneve të saj. Sipas burimeve te kosova.info, Presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi pritet të emërohet në komisionin për zhvillimin e futbollit në kontinentin e vjetër, më saktë në “Komitetit Hat-trick”.
Ky komitet është i ngarkuar me projektet e zhvillimit të futbollit në gjithë kontinentin e vjetër dhe influence e pjesëmarrjes në te është shumë e rëndësishme për futbollin e Kosovës.
Në formatin e fundit, nënkryetar I këtij komisioni ka qenë presidenti i Federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka, i cili në zgjedhjet e fundit ka fituar besimin të jetë anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-së.
Burime brenda FFK-së kanë konfirmuar për kosova.info , duke mos dashur që kjo të publikohet. “Presidenti Ademi gëzon një përkrahje të plotë nga presidenti I UEFA-së, Aleksandar Ceferin i cili është ashtu është i vullnetshëm të përkrah zhvillimin e Kosovës, ndër të tjera duke kuptuar edhe situatën në të cilën ka kaluar futbolli Kosovar në izolim të plotë”.
Sipas procedurave kjo pritet të marr formën zyrtare në fund të muajit maj ose në fillim të muajit qershor. Komiteti Hat-trick ka përkrahje nga paneli i ekspertëve administrativ.
Sipas UEFA-së, Komiteti Hat-trick propozon funksionimin e programit Hat-trick, i cili kryesisht merret me projektet e zhvillimit të infrastrukturës për anëtarët e UEFA-së dhe programet e edukimit të administratorëve, monitoron implementimin e programit Hat-trickme qëllim të zhvillimit dhe përparimit të përgjithshëm të infrastrukturës, kryen inspeksione dhe vizita verifikimi, participon në kurset e edukimit dhe krijimit të impaktit për zhvillimin afatgjatë që i është dhënë anëtarëve të UEFA-së, si dhe monitoron implementimin e duhur të përkrahjes së programeve të UEFA-së të definuara nga Komiteti ekzekutiv.
Të tjera
-
Gjendet një raketahedhës në kufi me Serbinë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës në patrullim në zonën kufitare kanë hasur në një raketahedh...
-
Daut Haradinaj nga Gjinoci i Suharekës: Kudo që ka qeverisur Aleanca, kanë shkëlqyer ato komuna
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Xhafer Gashi: Me Lumir Abdixhikun Kryeministër, Kosova ecën përpara
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Ga...
-
Kurti “kërcënon” prokurorët: Më 10 shkurt mos të dalin në punë se punë s’do të kenë
Kryeministri Albin Kurti ka “kërcënuar” përsëri prokurorët e sistemit prokuro...
-
AAK premton Ministri për UÇK-në dhe Familjen
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj udhëtoi sot drejt Drena...
-
Votat nga diaspora do të barten me autobus, KQZ: Drejtues do të jenë zyrtarët e MPJ, shkak mosnënshkrimi i tenderit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se tërheqja e dërgesave postare nga kutitë...
-
Driton Selmanaj: Kurti po “djersitet” pas ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se kryem...
-
Mergim Lushtaku: Mësimdhënësit janë shtylla e zhvillimit të shoqërisë, e PDK adresa e mbështetjes për ta
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës Mergim Lus...
-
Kjo është videoja me simbolin e paramilitarëve serbë, për të cilën LVV-ja u dënua 35 mijë euro nga PZAP
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 35 mijë euro Lëvizjen...
-
Besnik Tahiri nga Prizreni: Kurti nuk e kupton shtetin, e as zhvillimin
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka ...
-
Provokimi i VV-së me tre gishta në Drenicë, Çitaku: Ky akt i shëmtuar s’është vetëm provokim, është përbuzje, marre
Vlora Çitaku kandidatja për deputete nga rradhët e PDK-së ka reaguar pas dëni...
-
Shahin Dervishaj: Me Prekazin legjendar do e bëjmë Kosovën 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin Dervishaj, ka ...