FFK shpërndau Licencat C të UEFA-s për 24 trajnerë
Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 27 March 2018
Federata e Futbollit e Kosovës sot për herë të parë pas pranimit në UEFA e FIFA ka bërë shpërndarjen e Licencave C të UEFA për 24 trajnerët që kanë ndjekur kursin e organizuar nga FFK në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Gjermanisë, shkruan infokusi.
Ky kurs kishte nisur më 20 nëntor të vitit të kaluar dhe trajnerët pjesëmarrës iu nënshtruan katër testimeve për t’u pajisur në fund me certifikatën dhe licencën C të UEFA-s. Të pranishëm në ndarjen e këtyre licencave krahas nënkryetarit të FFK-së, Agim Ademi, sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, drejtorit teknik, Michael Nees dhe Sanije Krasniqit, menaxhere e Grassroots, ishin edhe zëvendëspresidenti i DFB-së, Ronny Zimmermann dhe përfaqësuesja e ambasadës gjermane, Clara Duske.
Fillimisht nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi i ka përshëndetur mysafirët nga Gjermania si dhe përfaqësuesen e ambasadës gjermane, për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë shtetit të Kosovës, por edhe FFK-së, duke shprehur shpresën se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Nënkryetari Ademi i ka përgëzuar trajnerët për marrjen e licencës C, të cilat i ka vlerësuar si shumë të rëndësishme për zhvillimin e tyre të mëtejmë si trajnerë.
Ndërkohë, nënkryetari i DFB-së, Ronny Zimmermann është shprehur i nderuar që janë ekipi i parë i Gjermanisë që do të luajnë sonte në Kosovë, derisa sa i përket shkollimit të trajnerëve ka thënë se është në nivel jashtëzakonisht të lartë dhe është pjesë bazike e emancipimit të futbollit. Ai ka thënë se pa pasur trajner të mirë nuk ka as futboll të mirë, derisa ka thënë se i vjen mirë që pjesë e këtij shkollimi kanë qenë edhe femrat. Zimmermann ka premtuar mbështetje për FFK-në edhe në të ardhmen.
Në anën tjetër Clara Duske u shpreh e lumtur që ambasada gjermane ka qenë pjesë e këtij organizimi dhe që Michael Nees e ka udhëhequr këtë shkollim si drejtor teknik i FFK-së. Ajo i ka përgëzuar trajnerët për këtë licencim, duke theksuar se kjo është një mundësi e mirë për zhvillimin e futbollit në të ardhmen dhe për të përçuar pozitivitet tek të rinjtë.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, duke i përshëndetur mysafirët dhe duke i falënderuar për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë FFK-së, ka thënë se për këta trajnerë kjo është një datë e shënuar, pasi janë trajnerët e parë në historinë e futbollit kosovar që licencohen me certifikatë të UEFA-s nga FFK. Drejtori teknik, Michael Nees, ka thënë se ky kurs ka shkuar shumë mirë dhe sipas të gjitha standardeve të UEFA-s, derisa licencat do të jenë trivjeçare. Ai ka uruar trajnerët për suksesin e treguar, me shpresën se ata do të vazhdojnë të zhvillohen tutje.
Në emër të trajnerëve FFK-në, DFB-në dhe Ambasadën gjermane i ka falënderuar Arben Zeqiri, i cili ka thënë se ndihen të priveligjuar që janë trajnerët e parë që kanë marrë këto licenca, pas një rrugëtimi të gjatë të shumë gjeneratave dhe pas shumë peripecive nëpër të cilat ka kaluar futbolli i Kosovës deri në pranimin në UEFA e FIFA. Në fund, të gjithë trajnerëve u janë ndarë certifikatat dhe ID e Licencës C të UEFA-s, derisa Granit Dervisholli, i cili u tregua më i suksesshmi në këtë kurs është shpërblyer nga DFB me një fanellë të Kombëtares së Gjermanisë, si dhe nga FFK me një fanellë të Kombëtares së Kosovës dhe me një plaketë. /infokusi.com
Të tjera
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...