Sport

FFK njofton se biletat do të shiten edhe te stadiumi, ky është çmimi

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 13 November 2017

Sot në orën 19:30 në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të zhvillohet ndeshja miqësore, Kosovë – Letoni.

Kjo do të jetë ndeshja e parë që Kombëtarja e Kosovës e luan në shtëpi që pas pranimit në UEFA e FIFA dhe pritet me interesim nga dashamirët e futbollit.

FFK ka njoftuar se biletat për këtë ndeshje shiten edhe gjatë ditës së sotme në qendër të Mitrovicës, tek K-Mobile dhe tek Prince Caffee, derisa në afërsi të stadiumit “Adem Jashari” shitja fillon në dy pika prej orës 15:00.

Teksa FFK thotë në njoftim “ftohen qytetarët që të vinë më herët në mënyrë që të shmanget tollovia, derisa iu rikujtojmëse se biletat e prodhuara kanë elementë të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit është i kompjuterizuar.

-Advertisement-

“Hyrja në stadium pa biletë nuk do t’i lejohet asnjë personi, qofshin edhe fëmijë”.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:

Tribunat A, B, C, D = 10 Euro

Tribunat J, K, L. M, N = 3 Euro

Tribunat O, P, Q, R, S = 5 Euro

Tribunat U, V, X, Y = 3 Euro

Tribunat E, F, G, H, I = 10 Euro

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera