Sport

FFK-ja sqaron situatën rreth stadiumit të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 14 May 2018

FFK-ja me kujdes ka përcjellë lajmet për ndeshjen e shumë përfolur dhe kërkesën e FC “Prishtina” që ndeshja e fundit e këtij kampionati ndërmjet  dy pretendentëve për titull, Prishtinës dhe Dritës, të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës, ndaj jep këtë sqarim për opinion, shkruan infokusi.

FFK-ja gjithmonë ka dashur dhe ka qenë e interesuar që ndeshjet të zhvillohen në stadiume të mira dhe sidomos në Prishtinë. Por siç dihet tashmë stadiumi i qytetit në Prishtinë është në rinovim e sipër. Madje FFK-ja ka qenë e interesuar që të paktën dy ndeshje të Kombëtares A të zhvillohen në kryeqytet, por duke ndjekur shqetësimet edhe të UEFA-s, që stadiumi nuk është i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve, ka hequr dorë nga një gjë e tillë.

LEXO EDHE: ZYRTARE: Ky është trajneri i ri i PSG-së

-Advertisement-

Po ashtu FFK-ja me kujdes ka ndjekur edhe punimet në stadiumin  e qytetit dhe sipas informatave nga investitorët, MKRS dhe komuna e Prishtinës si dhe punëkryesi, stadiumi mund të jetë i gatshëm diku nga fundi i qershorit i këtij viti dhe paraprakisht duhet të bëhet pranimi teknik i tij dhe më pastaj Komisioni i FFK-së për inspektimin e objekteve sportive do të inspektojë dhe do të vlerësojë se ai përmbushë kushtet dhe kriteret për zhvillimin e ndeshjeve qoftë kampionale qoftë ndërkombëtare.

Së këndejmi me gjithë dëshirën dhe vullnetin që kjo ndeshje të zhvillohet në një stadium të mirë përkatësisht në stadiumin e qytetit në Prishtinë, ku nuk ka pranim teknik të objektit, FFK-ja edhe njëherë sqaron opinionin se këtu nuk është punë marrëveshjeje apo mirëkuptimi, por gjendja është e tillë. /infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera