Sport

FFK-ja shtroi darkë për drejtuesit e FF të Azerbajxhanit

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 20 November 2018

Para ndeshjes përmbyllëse në grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve, Kosova-Azerbajxhani, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, nënkryetarët Bakir Burri e Agim Dibrani, anëtari i KE Mirsad Çollaku dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu shtruan darkë për drejtuesit e Federatës së Futbollit të Azerbajxhanit.

Duke ju dëshiruar mirëseardhje e qëndrim të këndshëm në Kosovë, nënkryetari Bakir Burri i njohu mysafirët për zhvillimin dhe të arriturat e futbollit të Kosovës si dhe për strategjinë zhvillimore për të ardhmen, duke konsoliduar ligat në të gjitha rangjet dhe në të dyja konkurrencat e në veçanti foli për angazhimin në përmirësimin e infrastrukturës.

Të dyja federata u pajtuan që të rrisnin bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të dyanshëm dhe në vazhdim të këmbejnë edhe përvojat dhe resurset humane. Në fund u këmbyen edhe dhurata.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera