Sport

FFK-ja me inicim të procedurës disiplinore ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF Trepça ‘89

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 27 February 2018

Besa dhe  Trepça ’89 janë përballuar në kuadër të javës së 20-të në Vala Superligën e Kosovës, takim ky që përfundoi me fitoren e skuadrës nga Mitrovica me rezultatin 0:1 nga një  autogol i Papuqit, shkruan infokusi.

Në lidhje me këtë takim, Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 27.02.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

-Advertisement-

1.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF ”Trepça ‘89”, Arsim Islami me nr ID 00989m75 (motivi – fyerje dhe sharje ndaj referëve te anulimi i golit në min e 69 për ekipin mysafir në ndeshjen KF Besa – KF Trepça ’89, e zhvilluar në Pejë me datë 24.02.2018) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera