Lajme

Fetah Rudi i befasuar, por jo i dëshpëruar, pse mbeti jashtë listës së LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 20 May 2017

Edhe pse i pakënaqur pse nuk e bënë pjesë të listës së kandidatëve për deputet, i propozuari nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Malishevë, Fetah Rudi, ka vendosur që prapë ta mbështes partinë e tij.

Rudi ka shkruar në Facebook se padyshim LDK do të dalë e para.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Fetah Rudit:

-Advertisement-

“Të dashur miq, ju përkrahës, simpatizantë e aktivistë të LDK-së, me lejoni të ju njoftoj se unë nuk do të jem në listën për deputet në Kuvendin e Kosovës. Edhe pse i propozuar nga dega në Malishevë, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur që unë të mos jem në atë listë. Dikujt në LDK si duket nuk i konvenon që Fetah Rudi të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës. Kjo nuk është hera e parë që më ndodh një gjë e tillë. Kështu më ndodhi edhe në dy pare zgjedhjet e mëhershme nacionale, por asnjëherë nuk e ndala angazhimin tim për LDK-në dhe në të mirë të LDK-së. Një gjë të tillë nuk do ta bëj as tash, edhe pse i prekur thellë me këtë veprim ndaj meje, e pa me dhënë asnjë arsyetim mua se pse nuk bën Fetah Rudi të jetë në listë për deputet. Të dashur miq, unë do të vazhdoj të jem një ushtar i Ibrahim Rugovës, i cili është frymëzim për çdo shqiptar, do të vazhdoj i rrethuar nga familja e ju miq të nderum, që më mbështetni vazhdimisht.

Që nga dita kur u publikua lista e propozuar nga dega e ku pjesë e saj isha edhe unë, kam marr mijëra thirrje, mesazhe përkrahje si nga anëtarë të LDK-së anembanë Kosovës, ashtu edhe nga anëtarë jashtë LDK-së, të cilët kanë qenë të gatshëm që të votojnë për mua. Këto me bën ta ndiej mbështetjen e madhe dhe respektin që kam nga të gjithë ju. Unë do të punoj nuk do të ndalem asnjëherë për LDK-në, të cilën na la amanet presidenti Rugova, e për të cilën isha viktimë edhe unë, e që shumë herë sakrifikova për të mirën e saj. Uroj të vinë ditë të mira për LDK-në dhe Kosovën tonë. Ne duhet të punojmë të gjithë që LDK të dalë fituese në këto zgjedhje, me në krye me kandidatin për kryeministër, Avdullah Hotin, i cili do ta ketë mbështetjen time, te familjes dhe miqve të mi. Na prift e mbara në këtë betejë të vështirë, e dalshim fitimtar për të mirën e Kosovës e brezave të rinj. Edhe njëherë ju faleminderit të gjithëve”, (sic.), ka shkruar Rudi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera