Rozë

Festuan bashkë “Halloween”, futbollisti francez vjen në Shqipëri dhe bën këtë gjest për Beatrix Ramosajn (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 19 November 2019

Për “Halloween” të gjithë u habitën kur dy kushërirat e njohura, , Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj, u panë teksa festonin në Paris së bashku me dy futbollistët e famshëm Neymar dhe Mbappe.

Ishte Beatrix ajo që publikoi një foto në “Instagram”, ku shfaqej me kushërirën e saj dhe dy futbollistët. E nëse po mendoni se ka qenë thjesht një foto kalimtare, me siguri po gaboheni!

Mbappe ishte në Shqipëri për ndeshjen që u mbajt me Francën në stadiumin “Air Albania” dhe Beatrix ishte gjithashtu e pranishme në radhët e tifozëve.

-Advertisement-

Edhe pse ende nuk e ndjek në rrjetet sociale, futbolliste duket se nuk e ka harruar këngëtaren. Duket se ai është futur që të kontrollojë profilin e saj në “Instagram”.

Mbappe ka pëlqyer foton e fundit të Beatrix-it në stadium, veprim me të cilin sigurisht ka dashur t’i japë një sinjal këngëtares dhe ku i dihet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera