Lajme

Festim Kabashi kritikon Kurtin: Ndërdija ia nxori në pah faktin se premtimet e mëhershme i ka përmbysur

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 04 June 2026

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Festim Kabashi, ka reaguar ndaj një deklarate të Kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për mospërmbushje të zotimeve të dhëna gjatë fushatave elektorale, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një reagimi publik, Kabashi tha se një deklaratë e fundit e Kurtit ka nxjerrë në pah, sipas tij, mospërputhjen ndërmjet premtimeve të mëhershme dhe veprimeve të qeverisjes.

“E paska tradhtuar ndërgjegjja, i paska dalë e vërteta përmes ‘lapsus linguae’. Ndërgjegjja ia paska nxjerrë në pah faktin se premtimet e mëhershme i kanë përmbysur. Kur mashtron gjatë, një ditë të tradhton vetë gjuha jote”, ka deklaruar Kabashi.

-Advertisement-

Sipas tij, deklaratat e Kryeministrit dëshmojnë se një pjesë e zotimeve të dhëna para qytetarëve gjatë fushatave zgjedhore nuk janë realizuar, ndërsa disa prej tyre, siç pretendon ai, janë ndryshuar tërësisht gjatë mandatit qeverisës.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy