Sport

Festim Alidema i KF Llapit shumë shpejtë pritet të transferohet në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 14 January 2019

Ylli i Llapit, Festim Alidema është shumë afër transferimit në një klub të madh në Zvicër.

Këtë e kanë konfirmuar si vetë lojtari ashtu edhe drejtori sportiv i Llapit, Tahir Batatina në një intevistë dhënë për Kosova Press.

21 vjeçari së pari u shpreh i lumtur ekipin e tij të Llapi dhe me përgatitjet e skuadrës, duke treguar më pas edhe cilësitë e trajnerit të ri.

-Advertisement-

Ndërkohë ai më pas foli edhe në lidhje me mundësitë e transferimit të tij jashtë vendit, të cilët janë shumë të mëdha, duke pohuar se ai pritet që shumë shpejt të transferohet në një klub në Zvicër, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur.

Alidema: Kam oferta të ndryshme nga jashtë vendit

“Pas sezonit që kam pasur të mirë me Llapin, e di që kanë arritur oferta edhe prej ekipeve jashtë Kosovës, domethënë në Evropë, mirëpo nëse vjen diçka konkrete cila do të jetë më e mira për mu, atëherë unë do të ulem me kryesinë e Llapit dhe do ta shqyrtojmë. Nuk e di sigurt, nuk mundem me thënë se nuk do të jem pjesë e Llapit këtë stinor, mirëpo mundem edhe me qenë, kam kontratë me Llapin edhe 6 muaj”, përfundoi Alidema.

Drejtori sportivi Llapit, Tahir Batatina kohë më parë kishte bërë të ditur se shumë skuadra janë të interesuara për lojtarin e Llapin, mirëpo nuk kishte bërë me dije emrat e skuadrave.

Batatina u shpreh mjaft i lumtur sa i përket interesimit të skuadrave të mëdha evropiane për lojtarin të cilin e kishte transferuar nga Vllaznia e Pozheranit në qytetin e Llapit, madje ai tregon se Alidema nuk është lojtari i vetëm i kërkuar, janë edhe dy, tre lojtarë tjerë llapjan që kërkohen me ngulm nga klubet evropiane.

Sa i përket destinacionit të Alidemës, Batatina konfirmoi haptazi se destiacioni i ardhshëm do të jetë Zvicra, ku sipas tij Alidema do të ketë më lehtë të tregojë vetën dhe të arrijë majet e futbollit evropian.

Batatina: Alidema do të transferohet në Zvicër

“Po më së afërti është Zvicra, dua të iu them së më së aftërti janë klubet zvicerane, unë kam shprehë dëshirë që Festimi të jetë në Zvicër, pse Festimi të jetë në Zvicër, ndoshta vetë loja e Festimit mund të debutojë më shpejtë dhe mund të tregojë vetën në Zvicër, për arsyse se luhet ndoshta një futboll më i butë, ndërsa në futbollin mund ta quajë kroat luhet një futboll pak më i fuqishëm me forcë, ndërsa Festimi i ka karakteristika që të ecë dhe të bëhet një lojtar i madh në klubet zvicerane”, përfundoi Batatina.

Alidema përfundoi një ndër sezonet më të sukseshme në karrierën e tij me skuadrën e Llapit, duke arritur të shpallet edhe golashënuesi i dytë më i mirë në superligën e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera